Sunday, August 11, 2013

Gaga vuan për të dashurin


Lady Gaga është shumë e stresuar. Kjo për shkak të të dashurit të saj Taylor Kinney, i cili është shoqëruar me Cameron Diaz gjatë xhirimit të filmit “The Other Woman”.
Kjo i ka ndikuar në peshë. Raportohet se këngëtarja aktualisht peshon vetëm 45 kg dhe kjo ka shqetësuar familjen dhe mirë e saj.
“Gaga është nën presion të madh. Ajo dëshiron të jetë në formë për rikthimin e saj dhe për këtë po mundohet të zgjedh ushqimet e duhura, gjë të cilën po e ka vështirë ta bëjë për shkak se po brengoset për Taylor”, ka thënë një burim për revistën britanike “Closer”.
“Gjendja e saj është e mjerë. Tërë kohën mendon për marrëdhënien e saj 2-vjeçare me Taylor e cila po qëndron në një fije të hollë pas vendimit të tyre për të mos jetuar së bashku gjashtë javë më parë. Tani ajo  jeton te e ëma dhe pothuajse nuk po ushqehet fare, duke marrë vetëm porcione të vogla të pastave dhe supës”, ka treguar një burim i afërt me të.

No comments:

Post a Comment