Saturday, August 24, 2013

Skandali, lojtarët e Hertha-s, seks me minorenen.


Skandali, lojtarët e Hertha-s, seks me minorenen
Vetëm pak vite pas “bizneseve” të Zahia Dehar dhe marrëdhënieve seksuale me Ribery, të tjerë futbollistë të Bundesligës bien në lupën e skandaleve seksuale. 

Në syrin e ciklonit këtë herë kanë përfunduar lojtarët e Hertha Berlin, që, të akuzuar nga një vajzë e moshës 16-vjeçare në tabloidin BZ, besohen të kenë pasur raporte seksuale të përsëritshme me minorenen.

“Më vjen turp - deklaron vajza, - por jam habitur, sepse ata nuk kanë pasur probleme me ndërgjegjen”.

16-vjeçarja, bijë e një tregtari të pasur të kryeqytetit gjerman, ka pranuar se u kishte deklaruar se ishte 19 vjeç, gjatë takimit të parë me lojtarë të ndryshëm.

Gjithçka nisi më 25 prillin e kaluar, gjatë festimeve të Hertha Berlin-it për rikthimin në Bundesligë.

Një lojtar i jep një autograf dhe përbri i shkruan numrin e celularit, që rezulton i vërtetë. Më pas nisin shkëmbimet e mesazheve SMS, gjithnjë e më pikante, deri sa përfunduan në kërkesën për marrëdhënie seksuale.

Lojtari i Hertha-s ia kaloi më pas numrin shokëve të skuadrës, që e kontaktuan atë edhe në këmbim të parave.

“Më vjen turp, - thotë vajza për tabloidin gjerman BZ, - por, mbi të gjitha më vjen habi, se si asnjëri prej tyre nuk kishte probleme me ndërgjegjen. Kjo, pasi të gjithë ishin të fejuar ose të martuar”.

No comments:

Post a Comment