

Kjo është hera e parë që Joana zhvishet për të pozuar në ujë, duke ekspozuar edhe trupin e saj në formë dhe me lëkurë të shëndetshme. Argëtimi në pishina me shoqërinë e saj është mënyra më e zakonshme se si ajo kalon paraditet e këtyre ditëve të nxehta në Tiranë, ndërkohë që në mbrëmje vijon me jetën e natës, në club-et e saj më të preferuara, që tashmë janë plot me njerëz pothuaj çdo natë. Për sa i përket jetës së saj sentimentale, ajo është parë të shoqërohet me djem të ndryshëm simpatikë, por që ende nuk ka pohuar diçka vetë nëse ndonjërin prej e tyre e ka të dashur. Para disa javësh, Joana mblodhi miqtë e saj më të ngushtë për ditëlindje, të cilët i uruan 27-vjetorin, dhe i bënë shumë dhurata, ku nuk mungonin këpucët që janë pasioni i saj. Edhe pse jeta e Joanës ka qenë mes Greqisë dhe Shqipërisë, aktualisht jeton vetëm në Tiranë, ku dëshiron të hapë farmacinë e saj. Ajo ka pohuar se i pëlqen ta gëzojë jetën me të mirat dhe të këqijat e saj dhe pa dyshim të argëtohet gjithmonë dhe kurdo, pasi jeta për të është një aventurë e bukur që duhet shijuar në maksimum.
No comments:
Post a Comment