Thursday, July 25, 2013

Ekrani ‘touch’ që merr gjurmët e gishtave

Ekrani ‘touch’ që merr gjurmët e gishtave
Në pritje për të ditur nëse iPhone-i i ardhshëm i “Apple” do të ketë apo jo një sensor në gjendje të njohë gjurmët e gishtave të përdoruesit, nga Gjermania vjen prototipi i parë i ekranit që verifikon gjurmët e pronarit. 

Quhet Fiberio dhe është fryt i punës së inxhinjerëve gjermanë. Ekrani i së ardhmes mund të mbajë gjurmën si fjalëkalim për të zhbllokuar dispozitivin.

Por risitë për telefonin inteligjent nuk mbarojnë me kaq, pasi flitet se ai do të mund të përdoret edhe për të verifikuar origjinalitetin e dokumentit, aksesin tek informacionet e rezervuara dhe firmat dixhitale.

Më herët gjatë muajit “Apple” njoftoi se po përgatitet të hedhë shumë shpejt në treg dy modele të rinj iPhone, njëri pasues i iPhone 5 dhe tjetri një model mini që do t’u ofrohet tregjeve me çmim më të lirë nga çmimet që zakonisht operon kompania amerikane. 

No comments:

Post a Comment