Tuesday, July 23, 2013

Misteri i “Trekëndëshit të Bermudës”

Misteri i “Trekëndëshit të Bermudës”
Një strukturë gjigante piramidale, ndoshta më e madhe se Piramida e Keopsit në Egjipt dhe e ndërtuar e tëra prej kristali, ndodhet në qendër të atij që gjeografikisht njihet si “Trekëndëshi i Bermudës”, ndryshe edhe “Trekëndëshi i Djallit”. 

Për herë të parë, në gjurmët e kësaj piramide shkencëtarët ranë në vitin 1960, ndërsa sot, dy grupe të ndryshme kërkuesish dhe studiuesish, nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara, konfirmojnë ekzistencën e saj.

Sipas tyre, sipërfaqja e piramidës është e lëmuar. Baza e saj mbulon 300 metër katrorë dhe lartësia totale e saj shkon rreth 200 metra, nga të cilat 100 metër nën dyshemenë e Oqeanit Atlantik.

“Trekëndëshi i Bermudës” është vënë në qendër të studimeve shkencore për shkak të zhdukjes pa gjurmë të disa anijeve dhe avionëve në këtë zonë. Disa studiues të tij, që kanë punuar ndër vite në zonë, thonë se nga thellësia e oqeanit në këtë pjesë, lëshohet një energji e fortë dhe e cuditëshme që krijon vorbulla uji dhe ajri.

Shkencëtarët mendojnë se është pikërisht kjo piramidë burimi i gjithë energjisë misterioze të çliruar nga 2 mijë metra thellësi në Oqean, shkaktare e rrymave dhe vorbullave të forta.

Kjo është njëra prej teorive, ndërsa ekzistojnë edhe spekulimet se në zonën e trekëndëshit mund të ndodhet një “vend i shenjtë që mbron veten”.

No comments:

Post a Comment