Tuesday, July 23, 2013

“Cristiano do e mbyllë karrierën me Realin”

“Cristiano do e mbyllë karrierën me Realin”
Florentino Perez ka siguruar se Cristiano Ronaldo do e mbyllë karrierën e tij tek Real Madrid. Në një intervistë për francezen ‘L’Equipe’, presidenti i klubit spanjoll deklaroi se nuk ka marrë asnjë ofertë për yllin portugez. 

“Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Ju siguroj se do e mbyllë karrierën tek Reali. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë për të”, theksoi Perez, i cili lavdëroi edhe trajneri e ri të ekipit, italianin Carlo Ancelotti duke shtuar se ai nuk i ka kërkuar asnjë lojtar nga Paris Saint Germain.

“Nuk do të prekim asnjë nga lojtarët e Parisit. As Ibrahimovic, as Verrati dhe askënd. Nëse do të duam ndonjërin prej tyre, do të telefonoj presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe do të bisedojmë”, tha presidenti i klubit “meringues”.

Në fund, Perez pranoi se do i pëlqente që një ditë Zinedine Zidane, aktualisht ndihmës i Ancelotti-t, të bëhej trajneri i Realit.

No comments:

Post a Comment