Monday, July 29, 2013

Johnny Depp po mendon daljen në pension

Johnny Depp po mendon daljen në pension
Johnny Depp po mendon të tërhiqet nga aktrimi dhe të merret me gjëra të tjera në jetë. Aktori i famshëm hollivudian është shprehur për BBC-në se tërheqja nga kinematografia nuk është shumë larg. 

Kur u pyet nëse kishte gjëra të tjera më të qeta me të cilat mund të merrej, 50-vjeçari u përgjigj: “Po, do të më pëlqente të merresha me gjëra të tjera. Nuk po them që do e mbyll tani karrierën, por nuk është larg dalja në pension.”

Filmi i fundit i Johnny Depp me titull ‘The Lone Ranger’ nuk ka pasur suksesin e pritur dhe tabloidi ‘The Sun’ tregoi se në vitet e fundit Johnny Depp ka pasur një rënie të pandalshme në klasifikimin e aktorëve më të paguar të Hollivudit.

No comments:

Post a Comment