Thursday, July 25, 2013

Google sfidon iPad, në sulm me Nexus 7

Google sfidon iPad, në sulm me Nexus 7
Google hidhet në sulmin e radhës në tregun e tabletëve, të mbizotëruar nga Apple me iPad dhe Samsung me Galaxy Tab. 

Kompania amerikane prezantoi në Nju Jorkt, “Nexus 7” tableti me rezolucionin më të lartë në treg. Nexus operon me sistemin Android dhe u prezantua nga zv.presidenti i produketeve Android të Google, Hugo Barra.

Tableti ka ekran HD 1920x1080 piksel, dy bokse stereo, dy fotokamera me rezolucion të lartë dhe funksionon me JellyBean 4.3, versioni i fundit i sistemeve Android.

Sipas Google, Nexus është projektuar për të konkuruar jo vetëm në cilësi, por edhe në cmim. Pikërisht ky i fundit, të paktën sipas analistëve, do të përcaktojë suksesin e produktit të radhës të kompanisë. Tableti do të dalë me dy cmime “modeste”, 229 dollarë për modelin 16 gb dhe 269 dollarë për modelin 32 gb.



 

No comments:

Post a Comment