Tuesday, July 23, 2013

Jay Z gjobit Rita Orën


Jay Z gjobit Rita Orën
Jay Z është një drejtues i sertë. Këtë e thotë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që ka firmosur një kontratë me kompaninë diskografike të reperit. 

Ora ka deklaruar për mediat britanike se Jay e gjobit nëse ajo paraqitet vonë në studio. “Arrita në studio me 10 minuta vonesë dhe mora një mesazh kritikues. Nëse unë vonohem gjobitem”, ka treguar Rita.

“Është një shembull i vogël që tregon se Jay është gjithmonë korrekt”, ka treguar më tej këngëtarja që jeton në Londër.

Rita, që aktualisht shoqërohet me DJ Calvin Harris, e pranon që paraqitja vonë në një takim është joprofesionale dhe mund të jetë rrënimi i karierës së saj nëse nuk disiplinohet. Por ajo e sheh Jay Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, si një shembull.

“Ai nuk të detyron të bësh diçka që ti s’do të bësh, nuk të detyron të jesh në kohë, por sjellja e tij të bën të kuptosh se në këtë mënyrë vetëm sa po i bën dëm vetes”, ka treguar Rita për revistën “NME”.

Së fundmi Rita Ora u rendit mes 10 femrave më seksi në një sondazh të tabloidit “The Sun”, ku votuan britanikët për yjet më të preferuara të showbizit në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

Rita u rendit në vendin e nëntë duke lënë pas këngëtaren e njohur Jessie J, që së fundmi ka ndërruar shpesh herë lookun e saj.  

No comments:

Post a Comment