Thursday, July 25, 2013

Padronët me pushime, kafshët në azil

Padronët me pushime, kafshët në azil
Tani që sezoni i verës ka hyrë dhe shumë individë, çifte, apo familje shkojnë me pushime, kujdesi për kafshën shtëpiake është një problem më vete. 

Shumë vetë që kanë një apo disa qen preferojnë t’i çojnë në hotelet për kafshët, ndërsa macet zakonisht merren me vete përmes kafazeve portabël.

Por për t’i bërë pushimet verore sa më të lehta, duket se është gjetur “ilaçi” edhe për sistemimin e kafshës së “llastuar”.

Në qytetin e Utrehtit, në Holandë, është hapur një azil posaçërisht për to, i pajisur me të gjitha komoditetet që kafsha e vogël mund të ketë nevojë: një dhomë gjumi, një sallë lojrash dhe një sallë tjetër ngrënieje.



Nga fotot e para të postuara në internet rezulton se macet janë të kënaqura me kushtet e ofruara, të cilat duket se i shfrytëzojnë në maksimum.

  

No comments:

Post a Comment