Monday, July 22, 2013

Kate në maternitet, pritet lindja e foshnjes mbretërore


Dukesha e Kembrixhit, Kate që prej mëngjesit të së hënës ndodhet në maternitet, e shoqëruar Princi William. 

Pas disa javesh ethesh mediatike mesohet se dukesha ka udhetuar me makine ne spital dhe jo me ambulance. Foshnja, qe do te lindë do te jete i treti ne rradhe per Fronin e Kurrores se Mbreterise se trashgueshme te Anglise. Seksi i foshnjes nuk dihet nga cifti mbreteror, te cilet duan qe ai te jete suprize.

Megjithate kompanite e basteve si favorit thone se foshnja do te jete e seksit femer.Pavioni ku do te linde foshnja ku nje dhome kushton rreth 8 mije dollare nata, eshte i njejti ku Princesha e ndjere Diana lindi dy femijet e saj princat William dhe Harry.

Lindja do te njoftohet ne menyre tradicionale me nje zarf ku do te jene shkruar detajet e femijes i cili nga spitali do te dergohet ne rezidencen e Mbretreshes ne Londer, ku lajmi me pas do te vendoste ne nje tabele perpara pallatit Mbreteror Buckingham Palace.

Djale apo vajze foshnja eshte i destinuar te jete nje dite Monarku i Britanise dhe vendeve te Commonwealthit, ish-kolonive qe kane mbretereshen si monarke. Agjensite e basteve kane emrin Alexanda si faaorit e pasura nga emrat Charlote dhe Diana, per nder te nenes se princit william, Princeshes Diana. Nese do te jete djale favorit eshte emri George i pasuar nga emri James. Sic ndodhi edhe ne rastin e Uilliam emrit doli vetem pas nje jave nga dita e lindjes.

No comments:

Post a Comment