Monday, September 2, 2013

Imituesja e Lady Gaga

Imituesja e Lady Gaga
Donna Marie Trego është fansja më e madhe e Lady Gaga dhe këtë gjë e tregon fakti se ka shpenzuar deri tani 60 mijë sterlina për të blerë veshjet që i sheh këngëtares në mënyrë që t’i ngjajë sa më shumë asaj. 

37-vjeçarja nga Kardifi i Uellsit ka harxhuar një shumë të konsiderueshme parash, por përkushtimi i saj e ka shpërblyer pasi tashmë ajo fiton mijëra stërlina duke performuar në të gjithë botën.







“Në botë ka shumë imituese të Lady Gaga dhe ka shumë konkurrencë. E pranoj që fitoj shumë para’, por nuk kursej dot pasi fitimet shkojnë sërish për performancat e mia. Kam një trupë baleti që duhet paguar dhe veshje të reja që duhet të blej pasi Lady Gaga ndryshon gjithmonë”, shprehet Trego për ‘Daily Mail’.



Karriera e saj nisi kur u ngjit në skenën e barit ku punonte para tre vitesh: “Po shikoja njerëz që këndonin këngë të këngëtarëve të famshëm dhe i thashë vetes që unë mund të bëj shumë më mirë se aq. Që nga ajo kohë më marrin për të kënduar kudo, madje edhe në Bahrein.”

Klori bën fëmijët alergjikë

Klori bën fëmijët alergjikë
Nënat të cilat notojnë gjatë periudhës së shtatzënisë rrisin rrezikun që fëmija të vuajë nga alergjitë. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë shkencëtarët britanikë. 

Sipas tyre, klori që gjendet në pishina është një nga faktorët e rritjes së alergjive tek fëmijët në 50 vitet e fundit, ndërsa faktori kryesor është “higjiena e tepërt” me të cilën rriten fëmijët e sotëm duke bërë që sistemi i tyre imunitar të mos njohë bakteret e reja.

Dermatologu John McFadden u shpreh: “Nuk e dimë ende shkakun. Nuk kemi vërtetuar asgjë dhe nuk po themi që pishinat janë përgjegjëse, por dimë me siguri se ekspozimi ndaj klorit është rritur në 50 vitet e fundit.”

“Për këtë arsye i rekomandojmë nënave që presin fëmijë që të ekspozohen sa më pak ndaj kimikateve”, shtoi McFadden.

Charlie Sheen, ditëlindje me 3 aktore pornosh

Charlie Sheen, ditëlindje me 3 aktore pornosh
Edhe pse e ka ditëlindjen më 3 shtator, Charlie Sheen festoi të dielën 48-vjetorin e tij me 3 femra në një restorant. 

Këto vajza, të cilat aktori i quan “Ëngjëjt e Carlit”, janë Jayme Langford, Celeste Star dhe Jana Jordan, të treja veterane të industrisë pornografike.

“48? Nuk ka mundësi! Unë dukem 28, por ajo që ka më shumë rëndësi është që ndihem 68!”, shkroi me shaka Charlie Sheen në Twitter.

Charlie Sheen kohët e fundit ka pasur një fiksim me aktoret e filmave porno, madje disa prej tyre i ka mbajtur në shtëpinë e tij në një formë bashkëjetese të çuditshme.

Kanye West këndon për presidentin kazak

Kanye West këndon për presidentin kazak
Reperit Kanye West nuk i mungojnë paratë, por disa miliona dollarë më shumë kurrë nuk bëjnë dëm. 

Sipas ‘TMZ’, këngëtari amerikan pranoi që të këndonte të shtunën në dasmën e nipit të presidentit të Kazakistanit në këmbim të 3 milionë dollarëve.

Dasma u organizua në një hotel luksoz të Almatit, kryeqytetit të Kazakistanit.

Presidenti Nursultan Nazarbayev ka “prenotuar” më parë edhe këngëtarin Sting për një koncert ekskluziv në vitin 2011.

Koha nuk kalon për Cher

Koha nuk kalon për Cher
Është 67 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë 4 dekada, por duket sikur koha nuk ecën për këngëtaren Cher, e cila duket e mahnitshme në foton për kopertinën e albumit të saj të ri me titull ‘Closer To The Truth’. 

Cher e ka publikuar foton në profilin e saj në Twitter.









Ky është albumi i 26 në karrierë për 67-vjeçaren. Cher kishte rreth 12 vite e shkëputur nga industria muzikore.

Albumi ‘Closer To The Truth’ përmban 11 këngë në versionin standard dhe 17 në versionin deluxe, ku përfshihen bashkëpunime me Timbaland dhe Pink.

Sunday, September 1, 2013

Marrëdhënia Boateng-Satta në krizë?

Marrëdhënia Boateng-Satta në krizë?
Me largimin nga Milani drejt Schalke 04, Boateng mund të ketë hedhur një hap prapa jo vetëm në karrierë, por edhe në jetën e tij personale. 

Sipas një të përditshme italiane, e dashura e shkëlqyer e ganezit, Melissa Satta, nuk e ka mirëpritur aspak largimin e mesfushorit, në qytetin e “zymtë” industrial të Gelsenkirchenit.

E stabilizuar në kryeqytetin e modës, Milano, “show-girl” dhe modelja Satta nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë dhe nëse do të ndjekë nga pas të dashurin e saj në Gjermani.

Në këto kushte, këto foto, të pushimeve të kësaj vere, mbase mund të jenë të fundit e atyre çasteve të lumtura midis Boas dhe Melissës.







 



 

Izrael, ushtria “e mbingopur” me Viagra

Izrael, ushtria “e mbingopur” me Viagra
Mes 105 urdhrave të dhëna së fundi nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka gjithçka të mundshme: nga gomat, te dispozitivët për të ngrohur plagët, e deri te salcat pikante. 

Por, një element spikat mbi të gjithë, sa për kuriozitet, ai i furnizimit me Viagra.

Urdhri në fjalë ka të bëjë me 1200 ampula prej 100 mg citrati, përbërësi aktiv i Viagras, të destinuara për ushtarët që vuajnë nga mosfunksionimi i gjenitalit.

Kërkesa është firmosur nga divizioni mjekësor, kështu që tabletat nuk mund t’u atribuohen punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, apo të plagosurve në rehabilitim, por të rezervuara pikërisht për trupën ushtarake në aktivitet.

Me sa duket, kjo nuk është hera e parë që ministri ka urdhëruar dhe shpërndarë Viagra për ushtarët. Në 2005, një artikull i shfaqur në të përditshmen hebraike “Mjekësia e Aviacionit dhe Hapësirës”, i publikuar nga qendra për kërkime e mjekësisë hapësinore, fliste për një ndalim ndaj pilotëve: nuk ka Viagra 8 orë para fluturimit, sepse mund të ndryshojë perceptimin e ngjyrave.

Ministri i Mbrojtjes preferon të mos komentojë për momentin, për shkaqe privatësie. 

Galaxy Gear, në shtator në treg

Galaxy Gear, në shtator në treg
Mungojnë vetëm pak ditë nga dalja në treg e Samsung Galaxy Gear, ora inteligjente që po u paraprin konkurrentëve si Google dhe Apple. 

Gjigandi koreano-jugor i elektronikës po tenton të bëhet gurthemeli i parë në shndërrimin e celularëve smart në një objekt që mund të mbahet në kyçin e dorës.

Siç konfirmohet nga vetë Samsung, dalja e parë është parashikuar për më katër shtator me një eveniment të dyfishtë, njëri në Nju Jork dhe tjetri në Berlin, në panairin më të rëndësishëm të elektronikës në Evropë.



Megjithatë, online janë shfaqur pamjet e para të objektit që tregojnë skemat e funksionimit. Nga këto pamje konfirmohet prania e NFC-së, shkurtimi i ‘Near Field Communication’, ose teknologjia që lejon çiftëzimin e dy dispozitivëve pa kabëll thjesht duke i vënë pranë njëri-tjetrit.



Mes funksioneve është edhe aplikacioni misterioz ‘Find my watch’, ndërsa ‘My Apps’ dhe ‘Samsung Apps’ sugjerojnë se objekti do të mund të lejojë edhe shkarkimin e aplikacioneve të tjera.

 

Macja më e dashur në botë

Macja më e dashur në botë
Macet njihen si kafshë lozonjare dhe shpesh të zotëve u duhet të përballen me kërkesat tekanjoze të felinëve për t’u përkëdhelur. 

Një rast i tillë është video e postuar në internet nga një vajzë ruse ku tregohet sjellja aspak e zakontë e maces së saj që kërkon…një puthje.

Macja këmbëngul duke e ngacmuar vajzën në fytyrë disa herë kur sheh që ajo “nuk ia var”, ndërsa në fund merr atë që kërkoi…puthjen.

Video është e postuar në Youtube me titullin “Më puth!”.

 

Nintendo, ja platforma 2DS

Nintendo, ja platforma 2DS
Nëse ka diçka që gjigandit të lojrave elektronike, Nintendo, nuk mund t’i mohohet është aftësia e tij për të mahnitur përdoruesit. 

Pa bezdisur të ashtuquajturin ‘Virtual Boy’ që daton në vitin 1995, në vitet e fundit shtëpia e lojrave elektronike në Kioto ka lançuar platformat Wii, 3DS dhe Wii U, që kanë sjellë risi si loja në lëvizje, 3D-ja pa syzet elektronike, etj.

Tani, ja ku kemi përballë provokimin e ri të Satoru Iwata, Nintendo 2DS. Por çfarë është kjo platformë?

Bëhet fjalë për një objekt që mund ta kemi ngado me vete dhe që më 12 tetor, me një çmim prej 129 eurosh, ende për t’u konfirmuar, do të pozicionohet mes DS-së dhe 3DS-së, duke ofruar grafikën dydimensionëshe të të parit dhe programin e të dytit.



Ndryshimet krahasuar me këtë të fundit nuk kanë të bëjnë vetëm me mungesën e 3D-së. Modeli i ri i Nintendo nuk bazohet më tek ai në formë libri që hapet e mbyllet, por në një bllok të vetëm me përmasat 127 mm x 144 mm.



Ndërsa përsa i përket baterisë, kohëzgjatja e tyre është 5.5 orë, pak më e lartë se 5 orët e 3DS-së dhe më e vogël se 6.5 orë të 3DS XL-së.

Ndërsa pesha prej 260 gramësh e bëjnë Nindeton 2DS një dispozitiv më të rëndë se ai 3DS prej 235 gramë dhe pak më të lehtë se 3DS XL, që është 336 gramë. 

“Dua ta bëj me 100 mijë meshkuj”

“Dua ta bëj me 100 mijë meshkuj”
Një vajzë polake ka vendosur që të udhëtojë në të gjithë botën me një mision të habitshëm: kërkon të bëjë seks me 100 mijë meshkuj. Sipas ‘Huffington Post’, Ania Lisewska nga Varshava e ka nisur këtë mision muajin e kaluar në vendlindjen e saj dhe deri tani numri i meshkujve ka arritur në 284. 

Nuk është nevoja të thuhet se të dashurit të saj nuk i pëlqen ideja e partneres, por duket se është tolerant pasi në fund të fundit ende nuk e ka përfunduar lidhjen.

“Dua meshkuj nga Polonia, Europa dhe e gjithë bota. Më pëlqen seksi dhe më pëlqejnë meshkujt. Në Poloni ende është tabu kjo temë dhe nëse kërkon të plotësosh nevojat e tua të quajnë të sëmurë mendore ose k...”, thotë Lisewska për ‘Austrian Times’, e cila ka shtuar se ka në plan të kalojë rreth 20 minuta me secilin nga partnerët.

Por, ky plan ka bërë që të mendohet se bëhet fjalë për një mashtrim pasi 21-vjeçares, për ta plotësuar misionin, do i duheshin rreth 4 vite pa ndërprerje për ushqim apo gjumë.

Duke qenë se ajo ka shtuar se ditët e “misionit” do të jenë vetëm e shtuna dhe e diela, zonjusha duhet ta bëjë me 16 partnerë të ndryshëm në secilën nga këto ditë dhe misioni do të ketë përfunduar kur të mbushë 81-vjeç.

Vera e ndarjeve të mëdha

Vera e ndarjeve të mëdha
Kjo verë është quajtur si vera e ndarjes së cifteve të famshëm. Pas ndarjes së Catherine Zeta Jones me Michael Douglas dhe zyrtarizimit të divorcit mes Monica Belluci-t dhe Vincent Cassel, radha ka qenë për një tjetër emër të madh të kinemasë botërore. 

Clint Eastwood ndahet nga bashkëshortja e tij Dina Ruiz pas 17 viteve martesë. Lajmi u transmetua fillimisht në mediat gossip në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pak orë më vonë ka mbërritur edhe konfirmimi.

Zëdhënësi i aktorit 83-vjeçar tha se ndarja ka qenë konsensuale dhe se ata do të vazhdojnë të mbeten miq.

Eastwood dhe 48-vjeçarja Ruiz, me profesion gazetare u martuan 31 marsin e vitit 1996 dhe së bashku kanë një vajzë, 16-vjeçare. 

Miley Cyrus “godet” sërish

Miley Cyrus “godet” sërish
Me performancën e saj në MTV Video Music Awards, Miley Cyrus irritoi jashtë mase prindërit amerikanë dhe në vazhdën e ekzibicionizmave të tilla, këngëtarja e re ka realizuar një set fotografik shumë provokues për promovimin e albumit të ri Bangerz. 

20-vjeçarja pozon me shumë pak veshje në trup dhe duket shumë larg koha kur Miley ishte yll i Disney-t si Hanna Montana.









Albumi Bangerz do të dalë në treg në datën 8 tetor dhe do të përfshijë këngët ‘We Can’t Stop’ dhe ‘Wrecking Ball’.

Ëngjëjt e Victoria’s Secret heqin edhe të brendshmet


Ëngjëjt e Victoria’s Secret heqin edhe të brendshmet
Miranda Kerr, Candice Swanepoel dhe Toni Garrn janë tre nga “ëngjëjt” e Victoria’s Secret të cilat kanë pozuar në një set të ri fotografik jo me të brendshme si zakonisht, por nudo. 

Pjesët intime të modeleve janë të mbuluara me flokë ose me çanta.













Ky set fotografik është titulluar “Perëndeshat” dhe është realizuar nga fotografi Fabien Baron.

Doutzen Kroes humb buzëqeshjen

Doutzen Kroes humb buzëqeshjen
Edhe një "ëngjëll" i "Victoria's Secret" ka arsyet e saj për të qenë e mërzitur. 

Doutzen Kroes, një prej modeleve më tërheqëse të linjës me famë botërore, megjithatë kishte një arsye të fortë për të qenë e trishtuar këtë herë.

Ajo u fotografua në aeroport, duke pritur një avion që do ta rikthejë në Holandë dhe në punën e saj të përditshme, pasi pushimeve në Ibiza i erdhi fundi.

Megjithatë, fotografitë e lëna pas prej saj gjatë pushimeve, do të vazhdojnë të kenë një jetë të gjatë.







 

Beyonce në kërkim të adrenalinës


Beyonce në kërkim të adrenalinës
Beyonce është mësuar që të befasojë fansat dhe të jetë e rrethuar prej tyre kudo që të shkojë. 

Megjithatë, ajo nuk e kishte bërë kurrë më parë diçka të tillë në një park argëtimi, në të cilin 32-vjeçarja tregoi një kurajo të veçantë.

Pasi firmosi me durim me dhjetëra autografë për të pranishmit, Beyonce u lëshua me entuziasmin e një adoleshenti drejt adrenalinës ekstreme, duke përdorur trenat e "maleve ruse" dhe katapultën, argëtime që shumë njerëz janë të terrorizuar vetëm kur i shohin.

Si gjithmonë, edhe një herë më shumë ranë në sy linjat e përkryera të këngëtares dhe stili i saj i admirueshëm në veshje.