Monday, September 2, 2013

Imituesja e Lady Gaga

Imituesja e Lady Gaga
Donna Marie Trego është fansja më e madhe e Lady Gaga dhe këtë gjë e tregon fakti se ka shpenzuar deri tani 60 mijë sterlina për të blerë veshjet që i sheh këngëtares në mënyrë që t’i ngjajë sa më shumë asaj. 

37-vjeçarja nga Kardifi i Uellsit ka harxhuar një shumë të konsiderueshme parash, por përkushtimi i saj e ka shpërblyer pasi tashmë ajo fiton mijëra stërlina duke performuar në të gjithë botën.







“Në botë ka shumë imituese të Lady Gaga dhe ka shumë konkurrencë. E pranoj që fitoj shumë para’, por nuk kursej dot pasi fitimet shkojnë sërish për performancat e mia. Kam një trupë baleti që duhet paguar dhe veshje të reja që duhet të blej pasi Lady Gaga ndryshon gjithmonë”, shprehet Trego për ‘Daily Mail’.



Karriera e saj nisi kur u ngjit në skenën e barit ku punonte para tre vitesh: “Po shikoja njerëz që këndonin këngë të këngëtarëve të famshëm dhe i thashë vetes që unë mund të bëj shumë më mirë se aq. Që nga ajo kohë më marrin për të kënduar kudo, madje edhe në Bahrein.”

Klori bën fëmijët alergjikë

Klori bën fëmijët alergjikë
Nënat të cilat notojnë gjatë periudhës së shtatzënisë rrisin rrezikun që fëmija të vuajë nga alergjitë. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë shkencëtarët britanikë. 

Sipas tyre, klori që gjendet në pishina është një nga faktorët e rritjes së alergjive tek fëmijët në 50 vitet e fundit, ndërsa faktori kryesor është “higjiena e tepërt” me të cilën rriten fëmijët e sotëm duke bërë që sistemi i tyre imunitar të mos njohë bakteret e reja.

Dermatologu John McFadden u shpreh: “Nuk e dimë ende shkakun. Nuk kemi vërtetuar asgjë dhe nuk po themi që pishinat janë përgjegjëse, por dimë me siguri se ekspozimi ndaj klorit është rritur në 50 vitet e fundit.”

“Për këtë arsye i rekomandojmë nënave që presin fëmijë që të ekspozohen sa më pak ndaj kimikateve”, shtoi McFadden.

Charlie Sheen, ditëlindje me 3 aktore pornosh

Charlie Sheen, ditëlindje me 3 aktore pornosh
Edhe pse e ka ditëlindjen më 3 shtator, Charlie Sheen festoi të dielën 48-vjetorin e tij me 3 femra në një restorant. 

Këto vajza, të cilat aktori i quan “Ëngjëjt e Carlit”, janë Jayme Langford, Celeste Star dhe Jana Jordan, të treja veterane të industrisë pornografike.

“48? Nuk ka mundësi! Unë dukem 28, por ajo që ka më shumë rëndësi është që ndihem 68!”, shkroi me shaka Charlie Sheen në Twitter.

Charlie Sheen kohët e fundit ka pasur një fiksim me aktoret e filmave porno, madje disa prej tyre i ka mbajtur në shtëpinë e tij në një formë bashkëjetese të çuditshme.

Kanye West këndon për presidentin kazak

Kanye West këndon për presidentin kazak
Reperit Kanye West nuk i mungojnë paratë, por disa miliona dollarë më shumë kurrë nuk bëjnë dëm. 

Sipas ‘TMZ’, këngëtari amerikan pranoi që të këndonte të shtunën në dasmën e nipit të presidentit të Kazakistanit në këmbim të 3 milionë dollarëve.

Dasma u organizua në një hotel luksoz të Almatit, kryeqytetit të Kazakistanit.

Presidenti Nursultan Nazarbayev ka “prenotuar” më parë edhe këngëtarin Sting për një koncert ekskluziv në vitin 2011.

Koha nuk kalon për Cher

Koha nuk kalon për Cher
Është 67 vjeç dhe ka një karrierë të gjatë 4 dekada, por duket sikur koha nuk ecën për këngëtaren Cher, e cila duket e mahnitshme në foton për kopertinën e albumit të saj të ri me titull ‘Closer To The Truth’. 

Cher e ka publikuar foton në profilin e saj në Twitter.









Ky është albumi i 26 në karrierë për 67-vjeçaren. Cher kishte rreth 12 vite e shkëputur nga industria muzikore.

Albumi ‘Closer To The Truth’ përmban 11 këngë në versionin standard dhe 17 në versionin deluxe, ku përfshihen bashkëpunime me Timbaland dhe Pink.

Sunday, September 1, 2013

Marrëdhënia Boateng-Satta në krizë?

Marrëdhënia Boateng-Satta në krizë?
Me largimin nga Milani drejt Schalke 04, Boateng mund të ketë hedhur një hap prapa jo vetëm në karrierë, por edhe në jetën e tij personale. 

Sipas një të përditshme italiane, e dashura e shkëlqyer e ganezit, Melissa Satta, nuk e ka mirëpritur aspak largimin e mesfushorit, në qytetin e “zymtë” industrial të Gelsenkirchenit.

E stabilizuar në kryeqytetin e modës, Milano, “show-girl” dhe modelja Satta nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë dhe nëse do të ndjekë nga pas të dashurin e saj në Gjermani.

Në këto kushte, këto foto, të pushimeve të kësaj vere, mbase mund të jenë të fundit e atyre çasteve të lumtura midis Boas dhe Melissës.







 



 

Izrael, ushtria “e mbingopur” me Viagra

Izrael, ushtria “e mbingopur” me Viagra
Mes 105 urdhrave të dhëna së fundi nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka gjithçka të mundshme: nga gomat, te dispozitivët për të ngrohur plagët, e deri te salcat pikante. 

Por, një element spikat mbi të gjithë, sa për kuriozitet, ai i furnizimit me Viagra.

Urdhri në fjalë ka të bëjë me 1200 ampula prej 100 mg citrati, përbërësi aktiv i Viagras, të destinuara për ushtarët që vuajnë nga mosfunksionimi i gjenitalit.

Kërkesa është firmosur nga divizioni mjekësor, kështu që tabletat nuk mund t’u atribuohen punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, apo të plagosurve në rehabilitim, por të rezervuara pikërisht për trupën ushtarake në aktivitet.

Me sa duket, kjo nuk është hera e parë që ministri ka urdhëruar dhe shpërndarë Viagra për ushtarët. Në 2005, një artikull i shfaqur në të përditshmen hebraike “Mjekësia e Aviacionit dhe Hapësirës”, i publikuar nga qendra për kërkime e mjekësisë hapësinore, fliste për një ndalim ndaj pilotëve: nuk ka Viagra 8 orë para fluturimit, sepse mund të ndryshojë perceptimin e ngjyrave.

Ministri i Mbrojtjes preferon të mos komentojë për momentin, për shkaqe privatësie.