Thursday, July 25, 2013

Natalie Portman kalon në regji

Natalie Portman kalon në regji
Natalie Portman nga aktore ka vendosur që të jetë edhe regjisore.Aktorja 32-vjeçare, me origjinë izraelite do të drejtojë filmin e saj të parë në Jeruzalem. 

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të kinematografisë izraelite. Ideja e aktores është që të sjellë në ekranin e madh romancën autobiografike të shkrimtarit izraelit Amos Oz, "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën", shkruar në vitin 2002. "Yoram Honig Film Fund" e Jeruzalemit, njofton se Portman ka shkruar skenarin dhe do të jetë edhe protagonistja e filmit në rolin e nënës së përvuajtur të Oz.

Natalie do të shkojë në Izrael në tetor për të takuar aktorët e tjerë. Pas një faze të parë organizative, puna për realizimin e filmit do të nisë në 2014. Nuk dihet ende nëse gjuha që do të përdoret do të jetë angleze apo ajo hebraike. Fondacioni 'Honig' do të ofrojë një fond prej 400 mijë dollarësh për këtë film.

No comments:

Post a Comment