Tuesday, July 23, 2013

Braktisja e mëngjesit rrit rrezikun kardiak


Braktisja e mëngjesit rrit rrezikun kardiak
Rreziku kardiologjik është më i lartë për njerëzit që braktisin ushqimin e mëngjesit. Alarmi është dhënë nga një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara, i publikuar nga studiuesit e Harvard School of Public Health. 

Sipas studimit, të mos hash mëngjes është një zakon i keq, pasi rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe e ekspozon organin më shumë ndaj atakeve kardiake që mund të rezultojnë fatale.

Studimi, i kryer në periudhën 1992-2008 mbi 27 mijë individë të seksit mashkull të moshave nga 45 në 82 vjeç, ka konstatuar rritjen me 27 për qind të faktorit të rrezikut kardiologjik tek ata që zakonisht e braktisnin mëngjesin.

Nga ana tjetër, në këtë kategori hyn një përqindje e lartë e duhanpirësve, konsumatorëve të alkoolit dhe atyre që kanë mungesë aktiviteti fizik.

“Heqja dorë nga mëngjesi mund të shkaktojë obezitet, hipertension, rritje të kolesterolit dhe diabet, probleme këto që mund të favorizojnë një krizë të gjatë kardiake”, ka deklaruar studiuesja Leah Cahill.

No comments:

Post a Comment