Tuesday, July 23, 2013

Yje që janë larguar shpejt


Yje që janë larguar shpejt
Cory Monteith
 Bota e televizionit u trondit nga lajmi për vdekjen e aktorit të serialit “Glee”, Cory Monteith. 31-vjeçari u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit, pasi kishte konsumuar një mbidozë droge. 

Por vdekja e Monteith është vetëm një nga një listë e gjatë yjesh të kinemasë dhe muzikës që kanë ndërruar jetë në moshë të re.

Dikush nga aksidentet rrugore, dikush nga droga, më poshtë vjen një listë fytyrash të famshme që janë shuar para kohe.

                                       

Jim Morrison. Lideri i The Doors në vitin 1971 u gjet i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris, kur ishte vetëm 27 vjeç. Varri i tij është kthyer në një objekt popullor pelegrinazhi, me mijëra fanë që i bëjnë homazhe edhe në ditët e sotme këngëtarit.

                                           

James Dean. I konsideruar si një nga ikonat kryesore të Hollivudit, vdekja tragjike e Dean në moshën 24-vjeçare ndihet edhe në ditët e sotme. Ylli i filmave “Rebel Without a Cause” dhe “East of Eden” humbi jetën kur makina e tij u përplas në një aksident në vitin 1955. Shumë fansa sot pyesin veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse Dean do të kishte vazhduar karierën, pas një suksesi të fituar me vetëm 3 filma.

                                           

Jimi Hendrix. Një tjetër humbje tragjike është ajo e kitaristit virtuoz, që edhe sot konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave. Hendrix u gjet pa ndjenja në apartamentin e tij para se të dërgohej në spital. Një autopsi pas vdekjes tregoi se kitaristi ishte asfiksuar nga e vjella e tij pas një konsumimi droge.

                                           

River Phoenix
. Edhe ky ishte një aktor i talentuar që kishte premisa të bënte karrierë. Por ylli i “Stand By Me” humbi jetën pasi konsumoi një përzjerje kokainë-heroinë gjatë një feste në Los Anxheles kur ishte vetëm 23 vjeç.

                                           


Brandon Lee. I biri i legjendës së arteve marciale Bruce Lee, që vdiq gjithashtu i ri, Brandon u qëllua për vdekje teksa xhironte një skenë të filmit “The Crow” në vitin 1993, që konsiderohej si trampolina që do ta ngjiste në majat e Hollivudit. Para xhirimeve të skenës, 28-vjeçari kishte pasur një parandjenjë negative, por pavarësisht frikës vendosi të vazhdonte xhirimet. E shtëna nga një pistoletë u vlerësua si një aksident dhe aktori u varros pranë varrit të të atit në Siatëll.

Yje të tjera që kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike, por që do të mbahen mend gjatë në mendjet e fansave janë Heath LadgerAmy WinehouseAliah, etj. 

No comments:

Post a Comment