Thursday, July 25, 2013

Stuhia diellore


Toka është në prag të një stuhie të madhe diellore, e aftë të shkaktojë ashtu si dhe të tjerat përpara saj  ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe çorientimin e sistemit satelitor, GPS. 

Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar të shpërthimeve, dhe ne kete pike, ekspertet parashikojne qe stuhi të forta mund të mberrijne ne planetin tone.

'Zeri i Amerikes' citon shkencetare si Michael Wiltberger në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Atmosferike në shtetet e bashkuara, te pohojne mundesine e shperthimeve masive te korosnes, sic njihen ndryshe. Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë kohën e keqe në hapësirë.

Ai thotë se stuhia më e fortë gjeomagnetike diellore goditi tokën në vitin 1859. Astronomi Richard Carrington e vëzhgoi dhe la shënime për këtë në librin e të dhënave. Fenomeni Carrington prishi sistemin telegrafik të komunikimit. Megjithëse jo aq të fuqishme sa ajo e vitit 1859, stuhi të tjera diellore kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, linjat telefonike, kanë prishur shërbimet satelitore e kanë bllokuar valët e radios.

Sipas eksperteve, Amerika rrezikohet me shume se te tjeret për shkak të formacionit gjeologjik dhe infrastrukturës së vjetëruar. Megjithate, nëse do të dëmtoheshin shumë transformatorë, pasoja nuk do të kishte vetëm Amerika e Veriut, por edhe Europa.

No comments:

Post a Comment