Tuesday, July 23, 2013

Penelope Cruz sjell në jetë fëmijën e dytë


Penelope Cruz sjell në jetë fëmijën e dytë
Aktorja Penelope Cruz ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, fryt i lidhjes me Javier Bardem. Bebja, gjinia dhe emri i të cilës ende nuk dihen, erdhi në jetë në të njëjtën ditë me djalin e Kate dhe William. 

Aktorja spanjolle ka edhe një fëmijë tjetër me bashkëshortin e saj Javier, djalin 2-vjeçar Leonardo.

Por ndërsa Kate dhe William kanë dhënë detaje rreth fëmijës së tyre, Cruz dhe Bardem janë treguar shumë të rezervuar për të treguar të paktën gjininë e fëmijës.

Më herët aktorja pati deklaruar: "Unë dua që djali im dhe fëmijët e mi - nëse do të kem të tjerë, - të rriten në një mënyrë sa më anonime të mundshme. Fakti që unë dhe Havier kemi vendosur të bëjmë këtë punë që bëjmë, nuk i jep të drejtë askujt që të futet në privatësinë tonë".

No comments:

Post a Comment