Thursday, July 25, 2013

Jackman: Si Wolverine edhe në shtrat

Jackman: Si Wolverine edhe në shtrat
Hugh Jackman, aktori hollivudian i cili ka fituar famë me interpretimin e Wolverine në sagën e filmave X-Men që nga viti 2000, ka deklaruar se vesh kostumin e superheroit të novelave grafike, përfshirë kthetrat, edhe në shtratin martesor. 

“Gruaja më thotë që të gri sallatën, por më shumë janë grirë çarçafët”, tha me shaka aktori australian.

Kur u pyet për ndikimin që ka pasur bashkëshortja në karrierën e tij, Jackman tha: “Pa të nuk do të isha as çereku i këtij që jam sot. Ajo ka të gjithë meritën.”



Filmi i ri ‘The Wolverine’, pjesë e sagës X-Men, do të shfaqet këtë fundjavë për herë të parë në kinematë botërore.

No comments:

Post a Comment