Thursday, July 25, 2013

Brad Pitt, leksione për drejtimin e tankut

Brad Pitt, leksione për drejtimin e tankut
Brad Pitt po merr leksione për drejtimin e tankut në mënyrë që të jetë i gatshëm për rolin që do të ketë në filmin ‘Fury’, një dramë mbi Luftën e Dytë Botërore. 

Aktori i famshëm dhe kolegët e tij kanë nisur stërvitjen në Gjermani për të bërë sa më reale skenat e luftimeve.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Aktorët do të bëjnë një stërvitje të rëndë fizike dhe do të marrin leksione për drejtimin e tankut. Steven Spielberg e ka bërë këtë gjë për filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan” dhe aktorët ndiheshin me të vërtetë si ushtarë.”

‘Fury’ do të ketë regjinë e David Ayer dhe në të do të interpretojë edhe aktori Shia Labeouf. Shfaqja e tij pritet gjatë vitit të ardhshëm.

No comments:

Post a Comment