Wednesday, July 31, 2013

Bjonde apo brune? E dashura e re e Patos

Bjonde apo brune? E dashura e re e Patos
Romanca mes Alexandre Pato dhe Barbara Berlusconi është një kapitull i mbyllur tashmë. Ai ndodhet në Brazil, ajo në Itali ku është fotografuar në krahët e një tjetër mashkulli, një student/barist i identifikuar nga mediat italiane si Lorenzo Guerrieri. 

Por ndërsa për Barbara-n është zbuluar partneri i saj i ri, nga Brazili paparacët nuk kanë mundur të fotografojnë ish-sulmuesin e Milanit në krahët e ndonjë femre. Megjithatë, kjo nuk pengon “thashethemet” që qarkullojnë.

Ka qenë një deklaratë e Denis Carvalho, regjisori i serialit “Sangue Bom” ajo që ka ngushtuar rrethin e dyshimeve për të dashurën e re të Patos. Gjatë një emisioni televiziv në Brazil, ai u shpreh i sigurtë se dashuria e re e Pato-s është një aktore e këtij seriali.

Mediat më pas kanë bërë punën e tyre duke eliminuar me radhë mundësitë dhe duke lënë në fund vetëm dy. E para është Bia Arantes, aktorja brune e këtij seriali, ndërsa e dyta është Ellen Roche, edhe kjo aktore e këtij seriali, vetëm se protagoniste një edicion të mëhershëm.



 

No comments:

Post a Comment