Saturday, July 27, 2013

I refuzojnë vizën, shkak mbipesha

I refuzojnë vizën, shkak mbipesha
Autoritetet neozelandeze refuzuan qendrimin e një shtetasi afrikano-verior në vend me arsyetimin se ai ishte shumë i shëndoshë për të qendruar në vend. 

Në letrën dërguar familjes së Albert Buitenhuis argumentohet refuzimi i rinovimit të vizës vjetore për gjithë familjen për shkak të peshës së tij që nuk “ka nëj standard të pranueshëm për autoritetet”.

Familja afrikano-jugore, që jeton në qytetin e CHrischur që prej 6 vitesh si emigrantë të rregullt, thotë se paradoksi qendron në faktin se refuzimi mbërrin në momentin kur Albert peshon 130 kilogram, plot 30 kilogram më pak se sa 6 vite më parë, kur u pranua si emigrat i rregullt në vend.

Bashkëshortja e tij, Marthie thotë se vitin e kaluar Albert peshonte më shumë se sivjet, por sërish vizat vjetore u rinovuan “me pak probleme të vogla burokratike”.

Rasti i kësaj familjeje është vënë në qendër të vëmendjes edhe për faktin se cifti ka dorëzuar ankesat edhe tek Ministri i Emigracionit.

Kërkesa e tyre ende nuk ka marrë një përgjigje, por tërthorazi autoritetet kanë lënë të kuptohet se Albert me mbipeshën e tij rrezikon sëmundje si diabeti, hipertensioni apo sëmundje zemre që mund të rëndojnë financiarisht sistemin shëndetësor vendas.

“Është e rëndësishme që të gjithë emigrantët të kenë një standard të pranueshëm shëndetësor për të minimizuar kostot e shërbimit shëndetësor të Zelandës së Re”, deklaroi Ministri vendas i Emigracionit.

Zelanda e Re është ndër vendet me përqindje të lartë të obezitetit në botë. 30 përqind e popullsisë së saj aktualisht rezultojnë mbipeshë.

No comments:

Post a Comment