Saturday, July 27, 2013

Ja si Bieber ofendon fansat e tij

Ja si Bieber ofendon fansat e tij
Justin Bieber e ka të vështirë të qendrojë larg vëmendjes së mediave gossip me incidentet dhe sjelljet e tij të pahijshme. 

Këtë radhë, këngëtari kanadez është kryqëzuar nga mediat për shkak të sjelljes së tij të fundit kundrejt fansave.

Bieber u fotografua duke pështyrë nga ballkoni i hotelit të tij në drejtim të turmës së fansave që ishin mbledhur poshtë për ta parë nga afër atë.



Si të mos mjaftonte kjo, Bieber pas gjestit argëtohet me miqtë e tij, madje nxjerr edhe telefonin për ta dokumentur këtë “moment argëtues për të dhe miqtë e tij”.







Kjo nuk është hera e parë e të tilla sjelljeve të pahijshme të Bieber. Akuza të tilla ndaj tij janë ngritur më herët nga një DJ në Teksas dhe nga një fqinj i tij që ishte ankuar se Bieber i jepte shumë shpejt makinës së tij Ferrari. 

No comments:

Post a Comment