Wednesday, July 24, 2013

Rihanna mallëngjehet gjatë koncertit

Rihanna mallëngjehet gjatë koncertit
Rihanna nuk i mbajti dot lotët në skenë gjatë kohës kur po këndonte baladën me titull ‘Stay’. Këngëtarja nga Barbados u emocionua pa ndonjë arsye të veçantë gjatë koncertit në Lille të Francës, ditën e shtunë.

Pasi fshiu lotët, 25-vjeçarja iu drejtua publikut: “Nuk e di pse po qaj. Nuk më besohet.”

Më pas, Rihanna tha se u mallëngjye për faktin se turit të saj botëror po i vjen fundi, por ky duket një justifikim pa vlerë duke ditur se koncerti i fundit i turit është në datën 15 nëntor.

Duket se ylli i pop-it nuk qëndron dot larg Chris Brown, ish-partnerit të saj me të cilin është ndarë dhe është lidhur dhjetëra herë deri më sot. Reperi amerikan theksoi para disa ditësh se historia me Rihanna ka përfunduar dhe se aktualisht është beqar.

No comments:

Post a Comment