Friday, July 12, 2013

“Miss Bota” në videoklipin e “Pit Bull”


“Miss Bota” në videoklipin e “Pit Bull”
Dikur u kurorëzua “Miss Bota” nën vështrimin e miliona telespektatorëve dhe bukuroshja indiane, Priyanka Chopra rikthehet në vëmendjen e publikut në një mënyrë krejtësisht të papritur. 

30-vjeçarja lejoi që linjat e saj joshëse të përdoren në videoklipin e këngëtarit “Pitbull”, për këngën e tij të re “Exotic”.

Në videoklip, Priyanka shfaq anën e saj më tërheqëse e veshur vetëm me rroba banjo, përpara se të shfaqej në disa kërcime “ekzotike”, së bashku me një grup kërcimtaresh profesoniste.

Për Choprën, e cila përdori famën e fituar në “Miss Bota” për të nisur një karrierë aktrimi në Hollivudin indian, kjo është eksperienca e parë në botën e muzikës moderne.















No comments:

Post a Comment