Friday, July 19, 2013

Princeshat kriminele të Disney

Princeshat kriminele të Disney
Janë disa nga personazhet më të pëlqyera të filmave vizatimorë nga vogëlushet, por do të bënit mirë që princeshat e Disney-t t’i shmangnit në rrugicat e errëta. 

Në Stokholm të Suedisë, Borëbardha, Hirushja apo Bukuroshja e Fjetur janë kthyer në vajza kriminele nga një artist me pseudonimin Herr Nilsson, i cili ka vizatuar muret e qytetit me pamje të këtyre personazheve me thika dhe armë në duar.



“Personazhet femërore të filmave për fëmijë janë shumë të parashikueshme. Të gjithë presin që ato të duken bukur dhe të sillen mirë. Mendoj se ata do të rebeloheshin një ditë. Kam fëmijë të vegjël dhe jam i rrethuar nga lodra dhe filma vizatimorë. Nga kjo marr frymëzim”, tregon Herr Nilsson.



“Kam zgjedhur të vizatoj në rrugë në mënyrë që të flas direkt me audiencën. Marr përgjigje nga njerëzit pasi disa shkruajnë pranë vizatimeve duke më sharë e disa duke më përgëzuar”, shtoi suedezi.


No comments:

Post a Comment