Monday, July 22, 2013

Miley Cyrus këshillon Justin Bieber-in

Miley Cyrus këshillon Justin Bieber-in
Miley Cyrus e ka këshilluar Justin Bieber-in që të largohet për pak kohë nga muzika. 

Këngëtarja 20-vjeçare ka mendimin se kolegu i saj duhet të lërë që gjërat të qetësohen pas problemeve që ka pasur kohët e fundit, përfshirë fotografimin duke urinuar në një kosh plehrash të një restoranti.

“I kam thënë Justin-it që të marrë disa pushime. Kur qëndron në hije, njerëzit duan muzikën tënde, por kur ke nxjerrë muzikë të re, njerëzit flasin budallallëqe për ty”, deklaroi Cyrus.

“Justin është treguar idiot dhe ka bërë budallallëqe, por nëse ato gjëra do i bënte një shoku ynë, do të qeshnim. Kur e bën Justin Bieber idiotësinë, e merr vesh gjithë bota dhe duket keq. Duhet të largohet nga skena për disa kohë”, shtoi Miley Cyrus.

No comments:

Post a Comment