Thursday, July 25, 2013

Imazhet e rralla të balenës dhe delfinit

Imazhet e rralla të balenës dhe delfinit
Imazhe të jashtëzakonshme janë fiksuar në aparatin e profesionistëve, kur një balenë vrasëse 8-tonëshe kërceu sipër ujit dhe në ajër kapi prenë e saj, një delfin, të cilin po e ndiqte prej dy orësh. 

Pamjet spektaktolare janë fotografuar nga fotografi Christopher Swann, i cili prej dy dekadash ka qenë vëzhgues i balenave.

Delfini fillimisht ishte në grup me delfinë të tjerë në ujërat e brigjeve meksikane, por ndërsa të tjerët gjetën rrugën për t'u larguar, delfini i gjorë mbeti në mëshirë të balenave.

"Balenat vrasëse u rrotulluan rreth delfinit për gati dy orë. Nuk dinim se ku të fokusoheshim, pasi prisnim që delfini dhe balenat të dilnin në një zonë të caktuar, kur në fakt ato ishin larguar metra të tera distancë. Ishte një moment kur delfini ishte shumë pranë nesh, aq sa menduam se do të hipte në barkën tonë, por ne fakt kërceu sipër nesh dhe përfundoi në ujë në anën tjetër", tregon Swann.

Gjithesesi me anë të këtyre imazheve përcillen pamje të rralla, por njëkohësisht edhe beteja për të qëndruar në jetë e delfinit.

"Kisha ndjesinë, - ndoshta gabohem, - që ora e fundit ishte e panevojshme sepse balenat ishin mbledhur dhe po luanin me delfinin, deri kur në një moment ndërsa binte muzgu, ato e nxorrën delfinin në sipërfaqen e ujit dhe aty gjithçka mbaroi...", tregon Swan.

No comments:

Post a Comment