Thursday, August 29, 2013

Foshnjet mësojnë të flasin që pa lindur

Foshnjet mësojnë të flasin që pa lindur
Një studim i realizuar nga Universiteti i Helsinkit tregoi se fëmijët kanë mësuar tonin dhe mënyrën e të folurit të familjarëve të tyre që përpara se të lindin. 

Jo vetëm kaq, por kërkuesit arritën edhe në përfundimin se foshnjet lindin me një kujtesë mbi një grup fjalësh, të cilat i kanë dëgjuar që të përdoren në mënyrë më të shpeshtë.

I publikuar në “Medical Express”, studimi u realizua duke matur aktivitetin e trurit të të porsalindurve, që tregonin një rritje të menjëhershme të valëve kur dëgjonin fjalë të cilat mund t’i identifikonin, pasi i kishin dëgjuar shpesh gjatë shtatzanisë.

Diçka e tillë nuk ndodhte me fjalë që ata i dëgjonin për herë të parë.

Këto të dhëna përforcojnë edhe më shumë faktet e njohura, si aftësia e fëmijës për të njohur prindërit nëpërmjet zërit menjëherë pas lindjes.

“Është hera e parë që mësimi i gjuhës vendoset në një kohë kaq të hershme të zhvillimit të fetusit, ende në muajt e shtatzanisë. Ky studim duhet t’i bëjë prindërit më të kujdesshëm për fjalët që thonë ndërsa presin një fëmijë”, deklaroi profesori Houtilainen, pjesë e studimit të realizuar në Helsinki.

Ateistët, kundër memorialit të 11 shtatorit

Ateistët, kundër memorialit të 11 shtatorit
Shoqata e Ateistëve Amerikanë kërcënoi me ngritjen e një padie kundër shtetit, për faktin se në një memorial kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 është përdorur simboli i kryqit. 

Memoriali, i ngritur në Nju Jork me objekte të rikuperuara nga rrënojat e dy kullave binjake të rrëzuara në sulmet terroriste që i kushtuan jetën pothuajse 3 mijë amerikanëve përfshin edhe një objekt në të cilin shfaqet shenja e kryqit.

Megjithatë, për ateistët, një memorial i tillë përbën një shkelje të të drejtave të tyre, pasi ndihen të irrituar që një simbol i tillë të shfaqet në një pronë publike dhe të financuar me fondet e taksapaguesve.



“Ndërsa qëllimi i përkujtimit të atyre që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit është i admirueshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë komunitetin, përdorimi i një simboli të tillë fetar është një ofendim i madh ndaj shumë personave me një besim të ndryshëm”, shkruante një përfaqësues i kësaj shoqate, në një letër drejtuar autoriteteve. 

Fiksimi për celularët

Fiksimi për celularët
Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin tënd në telefonin celular, një tendencë që Charlene de Guzman e ka vënë në dukje në një film të shkurtër. 

Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj ‘I Forgot My Phone’ se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.

“Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj.

Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën.

Paraguaj, shoferët e autobusëve si Jezu Krishti

Paraguaj, shoferët e autobusëve si Jezu Krishti
Një protestë e rrallë po zhvillohet në Asunsion të Paraguajit nga shoferët e autobusëve që janë hequr nga puna. 

Tetë burra kanë kryqëzuar veten dhe kanë premtuar se do vazhdojnë të qëndrojnë të gozhduar në kryq derisa të kthehen sërish në punë.

Në këtë protestë u bashkua ditën e mërkurë edhe njëra prej bashkëshorteve të tyre.

Menaxheri i kompanisë së autobusëve Vanguardia, Aufredi Paredes, ka thënë se 5 prej shoferëve do të merren sërish në punë, por 3 të tjerët do të shlyhen ekonomikisht dhe do të punësohen në kompani të tjera.

Një nga shoferët e kryqëzuar, Juan Villalba, është shprehur se janë hequr nga puna pasi kanë kërkuar pagesën për orët shtesë, sigurimet shëndetësore dhe ato shoqërore.

“Mjaft na kanë shfrytëzuar. Kemi vite që punojmë në të zezë”, tha Villalba.

Monica Belluci, lidhje me miliarderin azer

Monica Belluci, lidhje me miliarderin azer
Monica Bellucci është ndarë nga aktori francez Vincent Cassel pasi ka një lidhje me biznesmenin azer Telman Ismailov. Lajmin e ka publikuar haqqin.az, një faqe interneti nga Azerbajxhani që merret me thashetheme VIP-ash. 

Zërat për një lidhje mes aktores bukuroshe italiane dhe miliarderit Ismailov kanë nisur që në vitin 2009, kur Bellucci mori pjesë në inaugurimin në Antalia të Turqisë të një hoteli luksoz të ndërtuar pikërisht nga Ismailov.

57-vjeçari Ismailov, pronar i grupit imobiliar rus Ast, ka famë si Don Zhuan dhe ka bërë bujë me shpërblimet e majme që i ka dhënë këngëtareve si Mariah Carey dhe Jennifer Lopez për të kënduar në festat e tij të ditëlindjes.

Gjithashtu, në mbrëmjet e organizuara prej tij kanë qenë të pranishëm edhe personazhe si Sharon Stone, Richard Gere, Paris Hilton dhe sigurisht Monica Bellucci.

Garner: Martesa e parë, e nxituar

Garner: Martesa e parë, e nxituar
Aktorja Jennifer Garner është hapur në një intervistë për revistën ‘Allure’ duke pranuar se martesa e saj e parë (me aktorin Scott Foley) ishte e nxituar dhe pikërisht nxitimi ishte arsyeja pse dështoi. 

“Ai (Scott Foley) është një njeri i mrekullueshëm. Shkonim si çift, por nuk e dinim se çfarë po bënim”, deklaroi bashkëshortja aktuale e Ben Affleck.

“U martova shpejt dhe u njoha me divorcin vetëm pas katër vitesh. Edhe pse e kalova këtë eksperiencë të keqe, nuk e humba besimin tek martesa”, theksoi Garner, e cila ka 7 vite që ka shkëmbyer unazat me Affleck.

Garner dhe Affleck janë martuar në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Ndahen Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas

Ndahen Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë vendosur të ndahen dhe të kalojnë disa kohë larg njëri-tjetrit. 

Cifti i famshëm hollivudian ka 13 vite martesë. Burime për revistën ‘People’ theksojnë se për momentin asnjëri prej tyre nuk ka ndërmarrë hapat ligjore për nisjen e procesit të divorcit.

“Stresi ka bërë që martesa e tyre të dështojë. Kanceri që kaloi Michael dhe çrregullimi bipolar i Catherine ishin të tepërta”, tha burimi.

Zeta-Jones dhe Douglas janë martuar në vitin 2000. Kohët e fundit, revista ‘Star’ kishte publikuar se aktorja do të niste një betejë ligjore “300 milionë dollarëshe” për të fituar divorcin nga bashkëshorti i saj

Festivali i Venecias në jubile

Festivali i Venecias në jubile
Festivali më i vjetër ndërkombëtar i filmit, i cili zhvillohet cdo vit në Venecia të Italisë, do të fillojë sot me shfaqjen e 70 filmave me metrazh të shkurtër, pjesë e një projekti të organizuar me rastin e 70-vjetorit të tij. 

Prej datës 28 gusht deri më 7 shtator në Bienalen e Venecias do të shfaqen disa prej realizimeve më të fundit kinematografike, ndër të cilat edhe  filmi i shumëpritur fantazi "Gravity" me protagoniste Sandra Bullock dhe George Clooney, i cili me premierën e tij do të hapë edhe siparin e festivalit këtë mbrëmje.

Ndër 20 filmat të cilët do të jenë në garë për “Luanin e Artë”, dominojnë ata në gjuhën angleze.  Veç Clooney-t dhe Bullock, disa prej aktorëve më në zë në rang botëror si  Judy Dench me filmin "Philomena", Christoph Waltz dhe Matt Demon  me "The zero theorem" , Scarlett Johansson në rolin e një alieneje në "Under the Skin", apo Nicholas Cage me "Joe" do të jenë pjesë e festivalit.

Mbi 3 mijë filma janë parë nga organizatorët në procesin përzgjedhës të evenimentit kinematografik i cili së bashku me Festivalin e Kanës dhe atë të Berlinit, konsiderohen në treshen më të rëndësishme në rang botëror.

Juria do të kryesohet nga regjisori veteran i kinemasë italiane, Bernardo Bertolucci, i njohur më së shumti për filmin e tij të shumëdiskutuar të vitit 1972 "Tangoja e fundit në Paris" me Marlon Brando dhe Maria Shnajder.

Ndër protagonistët e tjerë të festivalit do të jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfelt në dokumentarin "The unknown Known" dhe Gianni Amelio për Italinë me "L'intrepido" mbi jetën e një burri të papunë i cili merr përsipër punet e të tjereve kur ata duhet të largohen për një periudhë të caktuar.

Interes i veçantë është treguar për filmin "Stray Dogs" të regjisorit kinez nga Taivani, Tsai Ming-Liang, i cili flet për një baba dhe dy fëmijët e tij të cilët jetojnë në Taipein modern dhe vizitohen nga një grua e çuditshme.

Shayk magjeps sërish

Shayk magjeps sërish
E konsideruar unanimisht si një prej femrave më tërheqëse të botës, Irina Shayk u rikthye të shfaqte linjat e saj të paaritshme, për llogari të markës "Beach Bunny". 

E njohur si një prej linjave të reja me rritjen më të shpejtë në treg, bikinit e kompanisë amerikane vlerësohen në rreth 300 dollarë në shitje dhe me një çmim të tillë të lartë, kush më mirë se 27-vjeçarja do të ishte në gjendje të tërhiqte blerëset e mundshme.

E dashura e Cristiano Ronaldos, njëkohësisht është edhe një supermodele e "Victoria's Secret" dhe gjithashtu modele e "Sports Illustrated", dy prej markave më të njohura të planetit.









 

Përfundon plazhi edhe për Scherzinger

Përfundon plazhi edhe për Scherzinger
Nicole Scherzinger iu rikthye kalendarit të saj të ngjeshur të punës, me një fytyrë të zymtë, në mbërritjen e aeroportit të Londrës. 

Arsyeja për këtë çehre të 35-vjeçares ishte lehtësisht e kuptueshme, nga vetë fotot e pushimeve të kaluara në Hauai, që këngëtarja postoi në një rrjet shoqëror.

Me plazhin e mbyllur për të, Scherzinger natyrshëm duket e trishtuar, teksa përpara ka vetëm perspektivën e punës në “X-Factor” dhe të regjistrimeve muzikore për albumin e saj të ri.



Ndërkohë, pas ndarjes me Hamilton, për arsye të moskalimit të mjaftueshëm kohe së bashku, në pushimet apo komentet e Scherzinger në profilin e saj në “Instagram” nuk kishin asnjë gjurmë të ish-pilotit të Formulës 1.

 

David dhe e bija këmbejnë rolet

David dhe e bija këmbejnë rolet
David dhe vajza e tij e mitur këmbyen rolet, ndërsa ndonjën një ndeshje besjbolli në Los Anxhelos, ditën e martë. 

Ndryshe nga vëllezërit e saj, 2-vjeçarja u duk e painteresuar për ndeshjen, teksa kaloi shumicën e kohës duke u kujdesur që babai i saj të ushqehej.

Duke bërë këtë, Harper hoqi dorë nga karamelet që David i kishte blerë, për t'ia ushqyer ato të atit.

Nga ana e tyre, 14-vjeçari Brooklyn, 10-vjeçari Romeo dhe 8-vjeçari Cruz ishin edhe ata të pranishëm në këtë ndeshje, të cilën e ndoqën me shumë më tepër dëshirë se motra e tyre.









 

Matt Damon: Nuk do të luaj rolin e Robin

Matt Damon: Nuk do të luaj rolin e Robin
Janë dy nga aktorët më të mirë të Hollivudit dhe gjithashtu i lidh një miqësi e ngushtë me njëri-tjetrin që në fëmijëri. Bëhet fjalë për Ben Affleck dhe Matt Damon. 

Pasi u dha lajmi se Affleck do të jetë Batmani i ri, dolën zëra se Damon do të ishte Robini, ndihmësi i superheroit në luftën kundër kriminelëve të Gotham City. Por, vetë Damon i ka përgënjeshtruar këto zëra.

“Nuk do ta luaj unë rolin e Robinit. Jam më i vjetër se Beni dhe Robini nuk është më i vjetër se Batmani”, tha aktori për ‘Times Of India’.

Më tej, Damon theksoi se Affleck është shumë i përshtatshëm për rolin e ri edhe pse fansat e Batmanit nuk e mendojnë kështu.

“Do e shihni që do të jetë i jashtëzakonshëm. E di që ka shumë persona që po ankohen në internet dhe më vjen për të qeshur. Nuk po interpreton Mbretin Lir, por Batmanin. Nëse i keni parë filmat e tij të fundit Argo apo The Town do të kuptoni që kanë qenë role shumë më të vështira se Batmani. Batmani thjesht vesh uniformën dhe i flet njerëzve me zë të ngjirur. Bruce Wayne është rol më i vështirë, por Beni do të jetë i aftë ta interpretojë me sukses”, tha Damon.

Wednesday, August 28, 2013

Rreh gruan ne Dasem

Nje dasesm tradicionale Shqiptare

Mbrekullia e syrit te kalter (Sarande)

Ky eshte aksidenti me i kushtueshem ne histori

14-vjeçari me trupin 110-vjeçar

14-vjeçari me trupin 110-vjeçar
Një 14-vjeçar në Indi jeton në trupin e 110-vjeçari, pasi është i prekur nga një sëmundje e rrallë, e cila e bën organizimin që të plaket tetë herë më shpejt se sa normalja. 

Ali Hussain ka parë deri tani katër prej vëllezërve dhe motrave të tij që të vdesin nga sëmundja e quajtur Progeria dhe që ka prekur zyrtarisht 80 persona në të gjithë botën.

Prindërit e djaloshit kanë një kombinim të tillë gjenetik, duke pasur secili sëmundjen të fshehur, që favorizon zhvillimin e sindromës tek fëmijët e tyre dhe eventualisht, pesë prej tetë pasardhësve linden te prekur nga Progeria.



Më jetëgjati, mes fëmijëve të semure ka qenë deri tani i pari, i cili jetoi deri në moshën 24-vjeçare.



Aliu 14-vjeçar, i cili jeton në këtë familje të varfër në Bihar, Indi, ka pak gjasa që të jetojë edhe shumë kohë, por pavarësisht kësaj, ai nuk dorëzohet.



“Dua shumë që të vazhdoj të jetoj dhe lutem çdo ditë që të dalë ndonjë ilaç për këtyë sëmundjen time. Nuk e kam frikë vdekjen, por më vjen keq për prindërit që kanë vuajtur kaq shumë. Do të më pëlqente të jetoja sa më gjatë me ta, e nuk dua që t’i ngarkoj me një dhimbje më shumë”, deklaroi Hussein, në intervistën e dhënë një gazete vendase dhe publikuar nga disa media ndërkombëtare.

Spektakli i mjegullës kanadeze

Spektakli i mjegullës kanadeze
Një dallgë gjigante mjegulle zbriti me shpejtësi të pazakontë nga një faqe mali drejt qytezës së Newfoundland-it në Kanada duke krijuar një spektakël mahnitës natyror. 

Një pjesë e këtij spektakli është filmuar nga një grup të rinjsh. Video është hedhur në internet dhe brenda pak ditësh ka kapur mijëra klikime.

Për shumë, imazhet të kujtojnë skenat e përshkruajtura nga Stephen King në filmin e tij “The Mist” (Mjegulla).

 

25 mijë maturantë ngelin të gjithë


25 mijë maturantë ngelin të gjithë
Ministri i Arsimit në vendin e varfër afrikan të Liberisë e deklaroi veten “jashtëzakonisht të habitur”, nga fakti se asnjë prej maturantëve në rang kombëtar nuk arriti të kalonte provimin e pranimit për në universitet. 

Nga më shumë se 25 mijë maturantë, asnjë i vetëm nuk kishte arritur një rezultat të mjaftueshëm për të fituar të drejtën e studimit, diçka unikale në historinë e vendit.

Një zëdhënës i Universitetit deklaroi se asnjë prej kandidatëve nuk kishte njohuri të mjaftueshme gramatikore të anglishtes, që është gjuha zyrtare e vendit dhe se pjesëmarrësve në testim i mungonte gjerësisht entuziasmi.

Ai theksoi se universiteti do të vazhdojë t’i qëndrojë i palëkundur vendimit të tij, me qëllimin që të ruajë standartet e paprekura dhe se nuk ka ndërmend që të plotësojë kuotat me më të mirët e ngelësve, çka do të thotë se në këtë vit shkollor nuk do të ketë një vit të parë në Universitetin Shtetëror të Liberisë.

Vendi i varfër afrikan, me të ardhura mesatare për frymë prej 460 dollarësh në vit për person, është duke u rikuperuar nga një luftë brutale civile që përfundoi një dekadë më parë.

SHBA, 10-vjeçarja përdhunon 4-vjeçarin

SHBA, 10-vjeçarja përdhunon 4-vjeçarin
Një vajzë 10-vjeçare amerikane është akuzuar për përdhunimin e një djali 4-vjeçar gjatë një loje “doktorash” në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ngjarja ka ndodhur në muajin prill. Vajza e cila identifikohet me emrin Ashley është parë nga një fqinj dhe është lajmëruar menjëherë nëna e vogëlushit që po abuzohej.

Policia e Hjustonit ka bërë të ditur se Ashley po e prekte në mënyrë të papërshtatshme djalin dhe ajo është mbajtur për 4 ditë në burgun për të mitur në Harris County.

Ashley do të dalë para gjykatës për këtë çështje në muajin tetor.

US Open, protagonist bëhet ketri

US Open, protagonist bëhet ketri
Në Nju Jork ka nisur US Open dhe tenistët më të mirë të momentit do të luftojnë për këtë Grand Slam shumë të dëshiruar dhe prestigjioz. 

Por, në ditën e parë të tij, mes fytyrave të njohura si Nadal apo motrat Williams, protagonist është munduar të bëhet edhe një ketër.







Ketri u fut në një nga fushat ku po zhvillohej një ndeshje me pak interes dhe qëndroi disa sekonda pranë rrjetës para se të largohej andej nga kishte ardhur.



Danimarkë, seks në fushën e futbollit

Danimarkë, seks në fushën e futbollit
Që kampionati danez nuk është një nga më spektakolarët në botë është gjë që dihet dhe ndeshja Brondby-Randers, e luajtur të dielën dhe e përfunduar me rezultatin 0-0, nuk ishte një nga ato që të mbesin në mendje. 

Por, spektakli nisi pas përfundimit të kësaj sfide, kur të gjithë tifozët u larguan... të gjithë, përveç një çifti.

Të rinjtë u fshehën në shkallët e stadiumit dhe pasi mbetën vetëm, zbritën në fushë, u zhveshën dhe nisën të bënin seks.

Një punonjës sigurie i vuri re rastësisht dhe i largoi nga fusha e lojës. Episodi është treguar në Twitter nga Mikkel Davidsen, shefi i zyrës së shtypit të Brondbit. Sigurisht, nuk mund të mungonte fotoja.

Sapo lindin, postohen në Facebook

Sapo lindin, postohen në Facebook
Në ditët e sotme, shumica e foshnjave bëjnë shfaqjen e tyre të parë publike vetëm disa orë pasi lindin dhe kjo falë rrjeteve shoqërore si Facebook, Twitter apo Instagram. 

Më shumë se 2/3 e të porsalindurve shfaqen për herë të parë në profilin e prindërve të tyre brenda 60 minutave të para të jetës, sipas një studimi në Britaninë e Madhe.

77% e përdoruesve të internetit zgjedhin Facebook-un për “debutimin” e të vegjëlve, 48% Instagram-in dhe 32% Flickr-in.

Pesë arsyet e dhëna nga prindërit për publikimin e fotove të të porsalindurve janë:

1.    Mbajtja në kontakt e familjarëve të largët dhe miqve

2.    Shprehja e dashurisë për fëmijën

3.    Mënyra më e mirë për të ruajtur kujtimin e një ngjarjeje të veçantë

4.    Mënyra më e mirë për të regjistruar vitet e para të jetës së fëmijës

5.    Mënyrë e mirë për tu mburrur tek prindërit e tjerë

Ëmbëlsira 750 dollarëshe

Ëmbëlsira 750 dollarëshe
Një pastiçeri në Las Vegas shet një ëmbëlsirë që mund ta përballojnë vetëm milionerët. Decadence D’Or, që gjendet në menutë e hotelit Sweet Surrender, është e bërë me çokollatë venezueliane, vanilje tahitiane dhe konjak 100-vjeçar. Cmimi: 750 dollarë! 

Përveç përbërësve dhe çmimit, bie në sy edhe forma e kësaj paste. Kjo ëmbëlsirë ka lindur nga mendja e shefit francez Johann Springinsfeld, i cili thotë se punëdhënësi i tij i kishte kërkuar të punonte mbi diçka që do t’i linte mbresa njerëzve.

“Vendosa të bashkoj përbërësit më të kërkuar të botës. Cmimi është i lartë pasi më duhet shumë kohë për ta bërë. Gjithashtu, një shishe nga konjaku që gjendet në këtë pastë kushton 34 mijë dollarë”, thekson shefi francez.



Pastiçeria nuk ka pranuar të tregojë se sa pasta të tilla shet në një vit. Decadence D’or ka nisur të shitet që nga viti 2009.

Praktika e re e Apple në treg

Praktika e re e Apple në treg
Zhurma për daljen në treg të iPhone 5S dhe versionit “low cost” (me çmim të lirë) 5C sa vijnë e përforcohen. 

Megjithëse nuk ka asnjë datë apo njoftim zyrtar nga ana e Apple, përflitet se të dyja produktet e reja do të dalin në muajin shtator. Por së fundmi, kompania amerikane, vec prodhimeve të reja vjen edhe me politika të reja.

Bëhet fjalë për një praktikë të pazbatuar më parë në tregun e telefonave inteligjentë, të paktën nga kompanitë e prodhimit të celularëve. “TechCrunch”, një forum teknologjik amerikan shkruan se “Molla” për të ruajtur tregun ekzistues dhe për t’i dhënë një shtysë afrimit të klientëve të rinj do të mundësojë tërheqjen e produkteve të saj të vjetra dhe dorëzimin tek klienti i produkteve të reja me një cmim më të ulët.

Kjo praktikë është aplikuar me sukes në fushën e automjeteve ku shumë kompani u mundësojnë klientëve të tyre dorëzimin e një marke më të vjetër dhe pajisjen e tyre me një markë më të re kundrejt zbritjes në cmim.

I njëjti forum shkruan se Apple do të zbatojë këtë praktikë për të gjitha produktet e saj, iPhone, iPad apo Mac. Flitet gjithashtu se në disa dyqane në Shtetet e Bashkuara ka nisur ky projekt pilot dhe sigurisht në rastin e iPhone, pas dorëzimit të produkteve nga 4S e më herët, klientët pajisen me iPhone 5.

Gjithsesi, për momentin gjithcka mbetet në fazën e zërave dhe për t’u vërtetuar shtatori nuk është larg.

Facebook, dëmshpërblim 20 mln $ ndaj përdoruesve

Facebook, dëmshpërblim 20 mln $ ndaj përdoruesve
Rreth 614 mijë përdorues të rrjetit shoqëror "Facebook", të cilët u shfaqën në reklama promocionale pa aprovimin e tyre, do të përfitojnë një dëmshpërblim prej 15 dollarësh secili. 

Emrat dhe fotot e më shumë se 150 milionë përdoruesve u përdorën nga rrjeti shoqëror në historitë e sponsorizuara, por vetëm ata që iu përgjigjën një emaili më parë gjatë vitit do të kompensohen.

Në total, kjo gjobë që "Facebook" do të paguajë ndaj përdoruesve të tij arrin në vlerën e 20 milionë dollarëve.

Rrjeti ka refuzuar kërkesën e "BBC"-së për të komentuar mbi këtë çështje.

Masa ndëshkimore u aprovua të hënën nga një gjykatë amerikane, pas një padie të ngritur prej pesë përdoruesve të "Facebook".

Për t'i shpëtuar, rinocerontëve u presin brirët

Për t'i shpëtuar, rinocerontëve u presin brirët
U presin brirët për t’u shpëtuar jetën. Kjo është nisma e një grupi aktivistësh dhe autoriteteve keniane për të shpëtuar nga zhdukja rinocerontët. 

Në parkun kombëtar Leua, një grup aktivistësh të ndihmuar nga autoritetet e ruajtjes së kafshëve në zhdukje në Kenia ndërmorën aksionin duke u prerë brirët disa rinocerontëve.

Ata thonë se një masë e tillë shpëton kafshët nga gjuetarët që pasi i vrasin u marrin brirët, lënda e të cilëve përdoret në mjekësinë tradicionale kineze.





Rinocerontët janë një ndër kafshët e pakta që arrijnë peshën mbi 1 ton. Ata ndahen në 4 grupe, 3 prej të cilëve kanë si habitat kontinentin afrikan, ndërsa dy të tjerët janë të shpërndarë në Indi dhe Ishujt Java. 

Fëmijët me ngjyrë godasin shoqen e bardhë

Fëmijët me ngjyrë godasin shoqen e bardhë <font color=#FF0000>(VIDEO)</font>
Një video shokuese ku tregohet se si një 3-vjeçare e bardhë tallet dhe goditet nga dy vajza 5-vjeçare me ngjyrë ka dalë në dritë në rrjetin social Facebook dhe ka shkaktuar irritimin e komunitetit të Mineapolisit në SHBA. 

Skena është e tillë: vajza e bardhë mundohet të luajë me fqinjet e saj me ngjyrë, të cilat, të inkurajuara nga vëllai i tyre 12-vjeçar që po xhiron, e godasin dhe e shtyjnë.

Përdoruesit e internetit e kanë konsideruar si raciste sjelljen e fëmijëve me ngjyrë dhe menjëherë kanë bërë telefonata kërcënuese tek prindërit e tyre, të cilët nuk ishin aspak në dijeni të ngjarjes.
 Baballarët e vajzave janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe kanë thënë për mediat amerikane se fëmijët e tyre luajnë me njëri-tjetrin gjithmonë dhe se bëhet fjalë për një episod të izoluar.

“Vajza ime nuk është raciste. E kam nën kontroll situatën dhe një gjë e tillë nuk do të përsëritet më. Ndërsa djali nuk do të shohë televizor dhe nuk ka më punë me internetin për një kohë të gjatë”, tha babai i fëmijëve me ngjyrë.

Policia e ka vëzhguar me kujdes incidentin dhe ka bërë të ditur se është e kënaqur me zgjidhjen e prindërve.

Pakistan, fiton çmim, i bie infarkt

Pakistan, fiton çmim, i bie infarkt
Një pakistanez 60-vjeçar ka vdekur menjëherë pasi banka ku kishte të depozituara kursimet e tij e njoftoi se kishte fituar një çmim me vlerë 8500 euro. 


Burri kishte hyrë në bankë për të tërhequr një shumë të vogël, kur drejtori i saj i tha se ishte i përzgjedhuri i një llotarie.

Menjëherë sapo mori lajmin, 60-vjeçari ka pësuar infarkt dhe ka vdekur në vend.

Spanjë, biletë për të marrë pjesë në “Tomatina”

Spanjë, biletë për të marrë pjesë në “Tomatina”
Bunoli, komuna spanjolle e njohur për festën e hedhjes së domateve që njihet në këtë vend si “Tomatina” dhe e goditur rëndë nga kriza ekonomike, do t’i marrë para’ për herë të parë të gjithë pjesëmarrësve në këtë festë tradicionale. 

Cdo vit, mijëra turistë mblidhen në “luftën e domateve” që zgjat disa orë dhe që i lë rrugët e komunës së Valencias të “notojnë” në salcë të kuqe. Tashmë, eventi do të jetë me bileta dhe çdo person duhet të paguajë minimumi 10 euro për të marrë pjesë.

Australianët, britanikët, japonezët dhe amerikanët janë ata që kanë prenotuar më shumë bileta deri tani, ndërsa për vetë spanjollët janë rezervuar 5 mijë të tilla.

Autoritetet presin që në qytet të shkojnë shumë persona pa bileta dhe për këtë arsye kanë njoftuar se do të ketë “tolerancë zero” ndaj tyre dhe se masat e sigurisë janë shtuar.

Në një komunikatë për shtyp, komuna e Bonulit thekson se biletat janë futur në mënyrë që të “kufizohet numri i pjesëmarrësve në festë për arsye sigurie”.

Por, mediat spanjolle dyshojnë se kriza që ka goditur të gjithë Spanjën e bën të pamundur për organizatorët të përballojnë koston e kësaj feste e për këtë arsye kanë vendosur që këtë kosto ta paguajnë turistët.

“MTV Awards”, një paradë mode

 “MTV Awards”, një paradë mode
Ceremonia e “MTV Music Awards” nuk është vetëm një prej evenimenteve më të rëndësishme të muzikës, por edhe një paradë e vërtetë e modës. 

Markat më të famshme në botë konkurrojnë me njëra-tjetrën në këtë ceremoni, nëpërmjet veshjeve që ofrojnë për yjet e “show-bizz”.

E këtë herë, mbretëresha e mbrëmjes ishte Selena Gomez, e cila me një fustan të hapur dhe sensual befasoi reporterët, ashtu si edhe Lady Gaga, me një fustan elegant të zi, të veshur përpara se të këndonte vetëm me mbathje dhe reçipeta në skenë.

Katy Perry, nga ana e saj zgjodhi një stil të çuditshëm, teksa u paraqit me tela në dhëmbë, ndërsa modelja Erin Wasson tregoi hiret e saj me një veshje transparente.

 
Selena Gomez

 
Erin Wasson dhe Lady Gaga

 
Katy Perry dhe Miley Cyrus