Wednesday, July 24, 2013

Video horror, peshkaqeni sulmon adoleshenten

Video horror, peshkaqeni sulmon adoleshenten
Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshkaqen në një nga plazhet më të frekuentuara të Brazilit. 18-vjeçarja Bruna Gobbi është kafshuar në këmbë dhe skena e tmerrshme është filmuar e gjitha nga një kamera amatore. 

Gjatë sulmit duket uji përreth viktimës që skuqet nga gjaku para se adoleshentes t’i vijë në ndihmë një person me motorr uji, i cili arrin ta çojë në breg e më pas Bruna transportohet në spital.

18-vjeçarja ishte dëmtuar rëndë në këmbën e majtë dhe në spital ndërroi jetë pas operacionit ku iu pre gjymtyra disa centimetra poshtë gjurit.

Vajza nga Sao Paolo kishte shkuar në plazhin Boa Viagem të Recifes për të takuar disa familjarë. Mediat lokale theksojnë se vajza ishte paralajmëruar për rrezikun e të notuarit në atë zonë nga tabelat e shumta që janë vënë nga autoritetet.

Që nga viti 1992 janë shënuar 21 sulme peshkaqenësh në këtë plazh dhe 10 prej tyre kanë përfunduar tragjikisht. Bruna Gobbi është femra e parë që vdes nga një sulm i tillë.

No comments:

Post a Comment