Tuesday, July 30, 2013

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud
Revista ‘Forbes’ ka zbuluar se Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditjen e ‘Forbes’ aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë. 

Kjo arritje e Jolie është mbresëlënëse nëse do të marrim parasysh se filmi i saj i fundit është ‘The Tourist’ i vitit 2010. Bashkëshortja e Brad Pitt është përqendruar në karrierën si regjisore dhe ka bërë debutimin me filmin ‘In The Land of Blood and Honey’, në vitin 2011.

Verën e ardhshme do të mund ta shohim sërish si aktore, kur të shfaqet për herë të parë filmi ‘Maleficient’, për të cilin Angelina Jolie është paguar 15 milionë dollarë.

Ja 10 aktoret më të paguara të Hollivudit sipas ‘Forbes’:

1. Angelina Jolie, 33 milionë dollarë
2. Jennifer Lawrence 26
3. Kristen Stewart 22
4. Jennifer Aniston 20
5. Emma Stone 16
6. Charlize Theron 15
7. Sandra Bullock 14
8. Natalie Portman 14
9. Mila Kunis 11
10. Julia Roberts 11

No comments:

Post a Comment