Tuesday, July 30, 2013

Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit

Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit
Sharon Stone ka rrëfyer se pothuajse i ishte mbushur mendja për të bërë operacion plastik, para se të bindej që nuk kishte pse ta bënte diçka të tillë. 

Protagonistja e ‘Basic Instinct’ është një nga të paktat aktore hollivudiane që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të ruajtur rininë dhe është shprehur se ndihet seksi edhe pse në moshën 55-vjeçare.

Ajo tha për revistën ‘New You’: “Nuk i numëroj dot doktorët që janë munduar të më bindin për operacion plastik, madje njëri prej tyre ma mbushi mendjen, por kur u ktheva në shtëpi dhe pashë disa foto të miat, i thashë vetes se nuk kisha nevojë për operacion plastik.”

Sharon bëri të qartë se nuk ka asgjë kundër personave që bëjnë operacione plastike: “Mendoj se nëse ke diçka për të rregulluar, duhet ta rregullosh. Nuk ka asgjë të keqe këtu. E keqja është të shkatërrosh fytyrën.”

No comments:

Post a Comment