Tuesday, July 23, 2013

Gjëra që u bëjnë keq flokëve

Gjëra që u bëjnë keq flokëve
Flokët kanë nevojë që të kurohen me shumë kujdes, sepse një gabim i vogël mund të shkaktojë një dëm të madh. Ata mund të shkatërrohen, të këputen dhe madje ne mund të rrezikojmë t’i humbasim. 

Kështu që, si me magji, pothuajse pa vetëdije, ne mund të përfundojmë tullacë apo me flokë të rrënuar definitivisht. Ky padiskutim është një problem tepër serioz. Ndaj duhet të bëjmë kujdes me produktet që blejmë dhe që përdorim.

Flokët flasin për ne

Flokët janë një pjesë përbërëse e jona, na tregojnë se cilët jemi, si jemi, dëshmojnë nga jashtë stilin tonë, por edhe atë çka ndiejmë. Meshkujt vetëm në këto vitet e fundit kanë filluar të kujdesen për flokët e tyre, ndërsa femrat e bëjnë këtë gjë gjithmonë, ndonjëherë edhe në mënyrë të fiksuar. Për to, flokë të bukur do të thotë që të ndihen mirë me veten e tyre dhe me të tjerët.

Armiqtë e flokëve

Janë të shumtë, por së pari jemi vetë ne të cilët nuk i kurojmë ashtu si duhet. Së dyti, ne duhet të bëjmë kujdes ndaj produkteve të posaçme për ta, ndaj klimës, ndotjes, stilit tonë të jetesës, ushqimeve, por edhe ndaj elementeve psikologjike, siç është ankthi dhe stresi. Nuk duhet shumë kohë për të krijuar dëme shumë të mëdha ndaj flokëve, kështu që edhe në këtë rast vlen shprehja “më mirë të parandalosh sesa të kurosh”.

Këshillat e ekspertit

Një ndër armiqtë e flokëve janë edhe mitet false, që në të shumtën e rasteve rezultojnë të dëmshëm, për shembull që ne duhet t’i lajmë çdo ditë ata, apo t’i krehim shumë shpesh! Por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Nëse do t’i bënim këto, lëkura e kokës do të fillojë të ketë probleme dhe pasoja të vazhdueshme. Për profesorin Paradi Mirmirani, nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, “të kesh flokë të shëndetshëm është e mundur të dish se si të kujdesesh për ta përpara dhe pas stilimit”.

Shmangni tharësen


Zakonisht çdo larje e flokëve korrespondon me një tharje të tyre me tharëse. Por në fakt kjo gjë është e gabuar, thotë eksperti. “Ideale do të ishte t’i thanit me një peshqir ose t’i linit të lirë në ajër, siç ndodh në verë, sidomos kur ju keni flokë të shkurtër. Tharësja tenton t’i thajë shumë dhe t’i privojë nga substancat e tyre ushqyese. Por përveç kësaj, kur janë të lagur ata bëhen më të brishtë për t’u këputur në momentin që krihen me furçë apo krehër”, thotë prof. Mirmirani.

Për ata që kanë flokë kaçurrel


Nëse keni flokë me onde, të dredhur, ose kaçurrelë këshilla është që t’i krihni ata kur janë pak të butë, pak të lagësht, por me shumë kujdes dhe delikatesë. Përdorimi i furçës duhet të jetë i limituar sa më shumë të jetë i mundur, edhe pse kjo vlen në përgjithësi për të gjitha llojet e flokut…

Bëni kujdes me xhelin dhe llakun
Bëhet fjalë për produkte shumë të popullarizuara, sidomos në mesin e grave. Mbi të gjitha duhet të bëni kujdes në atë se çfarë blini. Duhet të shkoni te një tregtar që i njeh shumë mirë produktet e kujdesit të flokëve. Nëse nuk tregoni kujdes në këtë pikë për një periudhë të gjatë kohe, atëherë flokët tuaj do të fillojnë të bien dalëngadalë.

Përdoreni sa më rrallë pjastrën

Një rrezik tjetër për flokët tanë janë pjastrat. Ato duhet të përdoren sa më pak të jetë e mundur, edhe pse janë të domosdoshme për kapjet apo për lëshimet e flokëve. Nëse vërtet nuk ia dilni pa të, atëherë këshillohet që ta përdorni në një temperaturë të ulët kur t’i keni flokët e thatë. Po kështu mos e mbani pjastrën për një kohë të gjatë në të njëjtën pjesë floku. Do të ishte e mjaftueshme një apo dy sekonda, sepse nxehtësia i dëmton seriozisht flokët.

Lidhjet e forta i bëjnë flokët të bien

Kapja shtrënguar i dëmton shumë flokët, kështu që shmangeni sa më shumë, nëse doni që të keni përherë flokë të shëndetshëm. 

No comments:

Post a Comment