Thursday, July 18, 2013

”Tradhëtari” kubanez në SHBA

”Tradhëtari” kubanez në SHBA
Një prej yjeve të kombëtares kubaneze të bejsbollit, sportit më popullor në vend, u arratis në Shtetet e Bashkuara. 

24-vjeçari Misael Siverio ndodhej me përfaqësuesen në SHBA, për të zhvilluar një turne midis skuadrave vendase.

Megjithatë, pavarësisht sigurisë dhe agjentëve që kubanezët kishin vendosur në hotel, Siverio arriti të arratisej dhe besohet se ndodhet në një vend të panjohur në SHBA, ku mund te kerkoje strehim politik.

Kuba, një vend komunist, ka një regjim tejet shtrënguese për lëvizjet jashtë vendit dhe largimi i paautorizuar prej shtetit është i ndaluar.

Largimi i Siverios është një goditje e rëndë për imazhin e Kubës, një vend ku bejsbolli është sporti më popullor dhe madje edhe tepër i ndjekur nga vetë lideri historik në pension, Fidel Castro.

No comments:

Post a Comment