Friday, July 19, 2013

Cilat gjëra e bëjne të lumtur një mashkull

Nese femrat dhe meshkujt janë të barabartë, atëherë meshkujt duhet të pushojnë së përpjekuri që të bëjnë çmos për femrat në përpjekje që t’i bëjnë femrat të lumtura, apo jo burra? Raportet në një lidhje janë detyrime të partneritetit të barabartë, pra pse meshkujt duhet të jenë të vetmit që duhet të përpiqen t’i bëjnë femrat të lumtura?
Ne dëshirojmë të jemi të lumtur dhe djemtë gjithashtu vetëm duan thjesht të argëtohen. Pikërisht për këtë arsye po ju ofrojmë 10 këshilla, të cilat meshkujt i kërkojnë në ndjekjen e lumturisë dhe kërkimit të Zonjës së Përkryer. Lexoni listën dhe përgjigjuni në pyetjet, për të cilat të gjithë meshkujt diskutojnë: A preferojmë më shumë një fytyrë të lezetshme apo nje trup te bukur?

Sharmi

Sharmi
Picture 1 of 10
A ju kujtohet seriali “Sienfeld”, në episodin kur Jerry shkoi me një biondinë të bukur, e cila e nxori atë nga çdo situatë e keqe (gjobat në trafik etj.)? Pra, ndoshta kjo ndodhi për shkak se ajo ishte tërheqëse, por unë mendoj se ajo ka pasur këtë fuqi vetëm pse ka qenë sharmante? Nëse një femër ju bën që ju të buzëqeshni, atëherë ajo posedon një sharm, i cili i ndihmon të dalë nga çdo situatë dhe do të dëshmojë se ajo do të jetë aleate bukur e mirë. Sharmi, nuri joshës është pikërisht ajo që i tërheq meshkujt drejt femrave, të cilat nuk janë edhe aq të bukura si të tjerat, të cilat i kemi në librin e Zi. Sharmi është ai që na tërheq drejt fermave, madje edhe nëse ato na kanë “djegur”. Sharmi është një gjë që i nxjerr fermat qoftë edhe nga fajësia për vrasje – në rregull, sharmi e pastaj vijnë vetitë e tjera në listë.

No comments:

Post a Comment