Monday, September 2, 2013

Imituesja e Lady Gaga

Imituesja e Lady Gaga
Donna Marie Trego është fansja më e madhe e Lady Gaga dhe këtë gjë e tregon fakti se ka shpenzuar deri tani 60 mijë sterlina për të blerë veshjet që i sheh këngëtares në mënyrë që t’i ngjajë sa më shumë asaj. 

37-vjeçarja nga Kardifi i Uellsit ka harxhuar një shumë të konsiderueshme parash, por përkushtimi i saj e ka shpërblyer pasi tashmë ajo fiton mijëra stërlina duke performuar në të gjithë botën.







“Në botë ka shumë imituese të Lady Gaga dhe ka shumë konkurrencë. E pranoj që fitoj shumë para’, por nuk kursej dot pasi fitimet shkojnë sërish për performancat e mia. Kam një trupë baleti që duhet paguar dhe veshje të reja që duhet të blej pasi Lady Gaga ndryshon gjithmonë”, shprehet Trego për ‘Daily Mail’.



Karriera e saj nisi kur u ngjit në skenën e barit ku punonte para tre vitesh: “Po shikoja njerëz që këndonin këngë të këngëtarëve të famshëm dhe i thashë vetes që unë mund të bëj shumë më mirë se aq. Që nga ajo kohë më marrin për të kënduar kudo, madje edhe në Bahrein.”

No comments:

Post a Comment