Sunday, September 1, 2013

Kate Upton, më në fund e veshur!

Kate Upton, më në fund e veshur!
Ajo bëri famë duke pozuar me të brendshme dhe duke ekspozuar linjat e saj “vrastare”. Por të premten, Kate Upton provoi se mund të duket po aq e mrekullueshme edhe kur është e mbuluar. 

Modelja 21-vjeçare mbërriti në aeroportin e Los Anxhelesit e veshur me një komplet rrobash njëngjyrëshe. Ajo mbante një bluzë të zezë të mbyllur deri tek qafa e që mbulonte mirë “asetet” e saj.



Kjo shoqërohej me një palë pantallona të bardha të tipit “cigare”, me shirita në pjesët anësore. Ndërsa për të ecur bjondja bukuroshe kishte zgjedhur një palë këpucë të zeza me majë dhe me takë të lartë.

Edhe aksesorët ishin të thjeshtë: një palë vathë floriri të varura dhe një zinxhir ari të thjeshtë të varur në qafë. Nuk mungonin syzet e zeza të diellit dhe një shirit i bardhë i lidhur në kyçin e saj.

 

No comments:

Post a Comment