Sunday, September 1, 2013

Watts: Rashë në dashuri me Dianën

Watts: Rashë në dashuri me Dianën
Duke u përgatitur për të luajtur rolin më të madh në karrierë, aktorja Naomi Watts u përfshi shumë në çdo aspekt të jetës së Princeshës Diana dhe gjatë këtij procesi ka pranuar se ka rënë në dashuri me të. 

Për revistën 'Hamptons', Watts deklaroi: "Është e pabesueshme mënyra se si i rezistonte një fame të tillë. Ajo luftonte për të qenë e lumtur. Për këtë arsye unë kam rënë në dashuri me të."

44-vjeçarja foli edhe për punën që ka bërë për këtë rol: "Nuk doja thjesht të ngjaja me të. Doja të kisha të njëjtin tonalitet zëri dhe të lëvizja muskujt e fytyrës njësoj si Diana. Për këtë arsye mbaja një kruajtëse dhëmbësh në gojë për të ndryshuar mënyrë e të folurit."

Aktorja ka pranuar më parë se ka pasur shumë presion për këtë rol: “Diana është një nga femrat më të famshme të kohës sime dhe kisha shumë presion. Doja që gjithçka të dilte mirë pasi për këtë film do të ketë shumë interes dhe të gjithë do të japin mendimin e tyre. Me siguri ky është roli im më i vështirë i karrierës.”

Filmi që do të shfaqet për herë të parë muajin e ardhshëm do të fokusohet në dy vitet e fundit të jetës së Princeshës Diana dhe përfshin detaje nga marrëdhëniet e saj me Dodi Fayed dhe Hasnat Khan pas divorcit nga Princi Charles.

No comments:

Post a Comment