Monday, July 22, 2013

Hoteli që u jep klientëve “iPhone” të larë në flori

Hoteli “Burj El Arap” në Dubai u jep klientëve të tij “iPhone” të veshur me flori që ta përdorin për sa kohë qëndrojnë aty
Dubai nuk mund të mendohet vetëm si një qendër turistike. Në të njëjtën kohë mund të konsiderohet dhe si vendi i skajeve më të tepruara të jetës luksoze.
Hoteli me 7 yje, “Burj El Arap” ka filluar një program të ri.
Hoteli u jep mysafirëve të tij një “iPhone” të veshur me një këllëf prej floriri 24 karatësh për ta përdorur gjatë kohës që qëndrojnë në hotel.
Kostoja e këtij telefoni të paparë mendohet të jetë 7 000 euro. Çmimi i kalimit të një nate në këtë hotel është 1 400 euro. Hoteli e merr përsëri telefonin kur klienti ndahet nga hoteli.
Mesa duket, Dubai ka pasur gjithnjë sukses në lancimin e vetes si një nga qendrat më luksoze të botës.

No comments:

Post a Comment