Shumë kritika janë shprehur dhe shumë polemika kanë shpërthyer online. Gjithashtu janë nënshkruar dy peticione ku kërkohet gjetja e një aktori tjetër.
“Aftësitë e tij interpretuese nuk janë në nivelin e personazhit Bruce Wayne. Nuk ka brumin për të luajtur rolin e Batmanit. Affleck ka qenë i tmerrshëm në rolin e Daredevil dhe nuk bën për filma aksion. Ju lutemi, gjeni dikë tjetër”, shkruhet në një nga peticionet.
Debutimi i Ben Affleck si Batman do të jetë në vitin 2015, në një film ku do të interpretojë edhe Henry Cavill si Superman.
No comments:
Post a Comment