Sunday, August 25, 2013

Gjërat që shpesh i harrojmë t’i bëjmë çdo ditë

Keni menduar ndonjëherë të bëni një rezyme të atyre gjërave të cilat harrojmë t’i bëjmë çdo ditë?! Ja ku po jua sjellim ne, por mos harroni t’i bëni sërish! Janë gjëra të thjeshta, por na japin shumë kënaqësi dhe lumturi…
Çdo ditë jemi të “zhytur” nga e njëjta “zhurmë” e zakonshme e rutinës. Puna, familja, furia e jetës së përditshme na bëjnë që të harrojmë disa gjëra të thjeshta, të cilat mund të na bënin të lumtur ne dhe të gjithë përreth nesh. Ato janë gjëra konkrete, elementare, por të rëndësishme. Ja se cilat janë:
 
1- Të themi thjesht faleminderit
 
E lehtë, elementare, e thjeshtë dhe e respektueshme. Të thuash faleminderit nuk kushton asgjë, por është një fjalë të cilën shpeshherë harrojmë ta përdorim apo ta themi.
 
2- Të japim një përqafim
 
Jemi gjithmonë me nxitim, midis mijëra angazhimeve dhe mendimeve. Nuk kujtojmë t’u japim një përqafim të thjeshtë personave që duam, fëmijëve tanë, prindërve tanë… për këtë do të na duheshin vetëm pak sekonda, ndërsa të tjerët do t’i bënte shumë të lumtur.
 
3- Të njohim një meritë
 
T’i njohësh dikujt meritën e tij në fund të fundit nuk të merr shumë kohë dhe kjo na kënaq si ne që e japim këtë gjë ashtu edhe tjetrit që e merr.
 
4- T’i kushtojmë vëmendje vetes sonë
 
Lumturia jonë, para së gjithash! Megjithatë harrojmë t’i kushtojmë kohë çdo ditë vetes sonë, për të lexuar faqen e një libri, për t’u bërë të bukur, për t’u çlodhur gjysmë ore…
 
5- Të mbyllim rubinetin e gazit
 
Siguria para së gjithash, por ky që është një veprim i vogël, që na mbron nga rreziqet e mundshme, është kthyer thuajse në një tabu!
 
6- Çelësat e makinës
 
Zbresim në garazh, sorollatemi gjithandej, por nuk i gjejmë. Ku kanë shkuar? Natyrisht që janë në vendin e tyre të zakonshëm dhe si gjithmonë kemi shkuar poshtë pa i marrë ato. Duhet të kthehemi sërish në shtëpi dhe kjo është një tjetër humbje kohe…
 
7- Harrojmë syzet
 
Duhet të lexojmë ndonjë dokument në zyrë, por nuk kemi syzet! Ku i kemi lënë? Si gjithmonë në shtëpi, i kemi harruar. Nxitimi i mëngjesit është gjithmonë një “këshilltar i keq”.
 
8- Qumështi
 
“I dashur, e more qumështin?”, “Jo, e harrova ta blej”. Si gjithmonë!… Ai është ushqyesi kryesor i mëngjesit tonë, megjithatë ne më të shumtën e rasteve nuk e kujtojmë ta blejmë. Atëherë në darkë duhet të vishemi sërish dhe të dalim për ta blerë atë, sidomos nëse kemi fëmijë.

No comments:

Post a Comment