Wednesday, August 28, 2013

Facebook, dëmshpërblim 20 mln $ ndaj përdoruesve

Facebook, dëmshpërblim 20 mln $ ndaj përdoruesve
Rreth 614 mijë përdorues të rrjetit shoqëror "Facebook", të cilët u shfaqën në reklama promocionale pa aprovimin e tyre, do të përfitojnë një dëmshpërblim prej 15 dollarësh secili. 

Emrat dhe fotot e më shumë se 150 milionë përdoruesve u përdorën nga rrjeti shoqëror në historitë e sponsorizuara, por vetëm ata që iu përgjigjën një emaili më parë gjatë vitit do të kompensohen.

Në total, kjo gjobë që "Facebook" do të paguajë ndaj përdoruesve të tij arrin në vlerën e 20 milionë dollarëve.

Rrjeti ka refuzuar kërkesën e "BBC"-së për të komentuar mbi këtë çështje.

Masa ndëshkimore u aprovua të hënën nga një gjykatë amerikane, pas një padie të ngritur prej pesë përdoruesve të "Facebook".

No comments:

Post a Comment