Wednesday, August 28, 2013

Itali, statujë për Michael Jackson

Itali, statujë për Michael Jackson
Një statujë në nderim të Michael Jackson-it do të inaugurohet më 29 gusht në Rainbow Magicland, parku i lojërave i Romës. 

Statuja është realizuar me rastin e 55 vjetorit të lindjes së mbretit të pop-it. Vepra e italianit Luca Izzo dhe tajlandezit Jusana Hopas bëhet edhe për të plotësuar një dëshirë të vetë këngëtarit, i cili në vitet ’90 u përpoq të hapte një park lojërash në kryeqytetin italian.

Dita e nesërme do të ketë shumë të ftuar dhe spektakël. Priten më shumë se 1000 pjesëmarrës dhe 200 balerinë, të cilët gjatë gjithë ditës do të gjallërojnë parkun e lojërave duke kërcyer në ritmet e këngëve të Michael Jackson.

No comments:

Post a Comment