Monday, August 26, 2013

Oferta e lartë tundon Blendi Fevziun. Braktis Tv KLAN

Burime brenda televizionit Klan pohojnë se gazetari dhe drejtuesi i një prej emisioneve më të ndjekur, Opinion, Blendi Fevziu në sezonin e ri televiziv do të shfaqet në logon e një ekrani të ri.
E pikërisht fale informacioneve të ardhura, televizioni që është duke kontaktuar me Blendi Fevziun nuk është tjetër veçse konkurrenti më i ri në median televizive shqiptare, Agon Channel. Oferta për të cilën pretendohet të jetë mjaft e lartë ka tunduar gazetarin, të cilin nuk do të ishte çudi që ketë sezon të ri ta shikojmë në drejtimin e emisionit Opinion jo më në TV Klan por në Agon Channel, pas shume vite. Ky do te ishte ndryshimi i tretë i emetuesit televiziv për emisionin Opinion pas RTSH dhe TV KLAN.
Për momentin, ky informacion mbetet në formë thashethemi, dhe nuk ka asnjë lajm zyrtar nga të dyja palët. Te presim çdo të ndodh në ditët në vazhdim për të marrë një lajm zyrtar.

No comments:

Post a Comment