Saturday, August 24, 2013

Xhensila dhe Besi, pushime "të nxehta" jashtë Shqipërisë

Zakonisht janë të përmbajtur në publik, duke u shfaqur si një çift i dashuruar marrëzisht, por pa e tepruar me sjelljet dhe afrimitetin e shfaqur mes tyre.
Por këto ditë të nxehta, aktori i njohur i “Portokallisë” Besart Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në arratisjen e tyre me pushime jashtë Shqipërisë, po shijojnë dhe momente intime me njëri-tjetrin në plazh. Ata kanë postuar këtë foto në Instagram, të bërë së bashku në pushime. Natyrisht që duken në formë, pasi as njëra as tjetri s’kanë probleme me peshën, ndërsa pozojnë shumë afër njëri-tjetrit për herë të parë, pas dy vitesh fejesë. Xhensila pohoi se ndihet shumë e dashuruar dhe e bekuar me Besin, pak muaj më parë, kur ajo festoi në një ditë 20-vjetorin e saj dhe dy vjetorin e fejesës së tyre.
 

No comments:

Post a Comment