Monday, August 26, 2013

Xbox One, pa datë lëshimi

Xbox One, pa datë lëshimi
“Gamescom”-i i Këlnit është mbyllur me një “jo-lajm”: Microsoft-i nuk ka njoftuar datën e lëshimit në treg të Xbox One duke i lënë kështu rrugë të lirë konkurrentes Sony që ka njoftuar lëshimin në treg të PlayStation 4 më 29 nëntor. 

Deri tani, avantazhi i vetëm i Xbox One është se falë një marrëveshjeje me Electronics Arts për “FIFA 14”, përdoruesit e tij do të mund të luajnë me Ultimate Team Legends, një skuadër e përbërë me yje që kanë lënë futbollin si Shevchenko, Gullit apo Vieri.

Përsa i përket lojërave të prezantuara në këtë edicion të ‘Gamescom”-it, bien në sy “Titanfall”, “Battlefield 4”, “Call of Duty: Ghosts”, “Fifa 14” dhe “PES 14”.

No comments:

Post a Comment