Saturday, August 24, 2013

Ashton Kutcher aktori më i paguar për seritë televizive

Ashton Kutcher aktori më i paguar për seritë televizive
Ashton Kutcher është aktori më i paguar për seritë televizive. Sipas “TvGuide”, aktori i ri çon në shtëpi rreth 750 mijë dollarë për çdo episod televiziv. Pas tij renditen Jon Crier (625 mijë dollarë) e Mark Harmon, me 525 mijë dollarë për puntatë. 

Ndër 10 më të paguarit renditen edhe Simpson, ose më saktë aktorët që i dublojnë (300 mijë dollarë për episod). Duke shkuar drejt fundit ndodhen edhe surpriza dhe gjen yje të kinemasë të kalibrit të Robin Williams i cili me rikthimin e tij në televizion me “The Crazy Ones”, paguhet “vetëm” 165 mijë dollarë për episod.

Në fund të listës ndodhen protagonistet e “Mom”, Allison Janey e Anna Faris që fitojnë 125 mijë dollarë për çdo puntatë.

No comments:

Post a Comment