Thursday, August 29, 2013

Matt Damon: Nuk do të luaj rolin e Robin

Matt Damon: Nuk do të luaj rolin e Robin
Janë dy nga aktorët më të mirë të Hollivudit dhe gjithashtu i lidh një miqësi e ngushtë me njëri-tjetrin që në fëmijëri. Bëhet fjalë për Ben Affleck dhe Matt Damon. 

Pasi u dha lajmi se Affleck do të jetë Batmani i ri, dolën zëra se Damon do të ishte Robini, ndihmësi i superheroit në luftën kundër kriminelëve të Gotham City. Por, vetë Damon i ka përgënjeshtruar këto zëra.

“Nuk do ta luaj unë rolin e Robinit. Jam më i vjetër se Beni dhe Robini nuk është më i vjetër se Batmani”, tha aktori për ‘Times Of India’.

Më tej, Damon theksoi se Affleck është shumë i përshtatshëm për rolin e ri edhe pse fansat e Batmanit nuk e mendojnë kështu.

“Do e shihni që do të jetë i jashtëzakonshëm. E di që ka shumë persona që po ankohen në internet dhe më vjen për të qeshur. Nuk po interpreton Mbretin Lir, por Batmanin. Nëse i keni parë filmat e tij të fundit Argo apo The Town do të kuptoni që kanë qenë role shumë më të vështira se Batmani. Batmani thjesht vesh uniformën dhe i flet njerëzve me zë të ngjirur. Bruce Wayne është rol më i vështirë, por Beni do të jetë i aftë ta interpretojë me sukses”, tha Damon.

No comments:

Post a Comment