Sunday, August 25, 2013

Kinezi me zemrën në bark

Kinezi me zemrën në bark
Huang Rongming, nga provinca kineze e Henanit, ka lindur me zemrën jo në kafazin e kraharorit, por në bark. 

Ky çrregullim jashtëzakonisht i rrallë ka bërë që 24-vjeçari të kishte probleme të shumta me frymëmarrjen. Duke qenë se nuk e përballonte dot financiarisht operacionin, mediat grumbulluan para’ në mënyrë që të shpëtonin jetën e të riut pasi doktorët e këshilluan që të operohej urgjentisht.

Zemra tashmë ndodhet në vendin e saj dhe Huang deklaroi për ‘China Daily’ se më në fund mund të bëjë një jetë normale.



Para operacionit, zemra e kinezit mund të shihej fare qartë teksa rrihte në pjesën e sipërme të barkut pasi ishte e mbuluar vetëm nga lëkura.

Doktorët habiten se si Huang Rongming ka mbijetuar për gjithë këto vite pasi fëmijët që lindin me çrregullim të tillë nuk mbijetojnë. Gjithashtu, goditja më e lehtë që mund të pësonte zemra e tij do i shkaktonte vdekjen, por prindërit e 24-vjeçarit kanë thënë se kurrë nuk e kanë lejuar djalin të luante me fëmijët e tjerë.

No comments:

Post a Comment