Thursday, August 29, 2013

Fiksimi për celularët

Fiksimi për celularët
Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin tënd në telefonin celular, një tendencë që Charlene de Guzman e ka vënë në dukje në një film të shkurtër. 

Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj ‘I Forgot My Phone’ se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.

“Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj.

Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën.

No comments:

Post a Comment